Ironi…Rubjana Nika

Ironi…
Ç’ironi në këtë botë,
ku çdo gjë
së prapthi funksionon,
mendjendrituri
jeton në modesti,
mendjengushti
në pasuri noton.

Ç’fatkeqësi në këtë jetë,
ku e mira dhe e keqja
mpleksen,ngatërrohen,
i zgjuari,
në hije bën punët e tij,
i padituri,
me kotësinë e jetës së tij,
lëvdohet.

Ç’mizori në këtë kohë,
ku e drejta dhe e gabuara
nuk dallohen,
mendjehapuri
ecën në rrugë të ndershme,
mendjembylluri
me rrugën e gabuar krenohet.