“Kalorësi i verbuar..”! Tomi Buzi



Kali e gjezdiste zallishteve,
rrugëve plot pluhur, netëve pa ‘drit’,
në brëndësi të errësirës veç mëndja
shihte udhëve,
jo syt .

Ecte mbi kalin e Tijë, si të ishte mesia,
kalorësi, poet i verbuar,
-Hej,- ju thërriste zogjëve,
– Më tregoni udhët përtej kësaj bote të mallkuar !
Kishte vite që vetmia e kish mbërthyer
me pranga skllavërie..

Jeta i kishte dhënë shuplakën e humbëtirës
me vete, kudo.
S’shihte asgjë,
veç rrugëve të mbyllura
brënda një “kutie”..
Thell.., nën vezullime aureolash
që ndriçohen shpirtit
ngado.

-Për ku je nisur kështu o kalorës?
Bota ka hipur mbi kal
të harbuar.
Kthehu në strehën tënde,
të kalosh jetën me hallin që ke!
-Skthehem nga rruga për ku jam nisur ,
o shtegtar i uruar,
veç më trego udhën,
të shtroj vargje ku mirësia e lodhur,
fle !

Të qoftë udha e mbarë,
e dert mos paç kurr o kalorës i vetmuar,
qirinjtë e shpirtit
mos tu shofshin kudo ku shkel
këmba jote,
me vargje e këngë zemre
e mbulofsh këtë bot të harbuar..
gur tu bëftë ashti,
e pena shpat,
t’flakërij mbi djajt e kësaj bote!

Shkoj poeti rrugës së Tijë,
me trokun e mirësis mbi yzengji,
Buzëqeshjen e thellë
e ktheu në psherëtimë të heshtur,
të gjat,
Shkoi largë, udhëve ku ishte nisur herët
që në rini…

Duke vështruar botën si dishepujt,
që falnin dritë nëpër nat !
Ecte kalorësi i verbuar duke pyetur veten:
Si vall e nisa udhën i vetmuar..?
Përtej ç’do shtegu,
ka vetëm ankth, humbëtirë,
mjegullnaj pasthirrmash…

që vjelin ‘zairet’ e shpirtrave të harbuar,
Klithma të heshtura,
që gugasin udhëve si ‘profet’
të mëkatuar !
Balt, pluhur, zukatje insektesh,
klithma të heshtura
që vajtojnë pas tijë,
për dritë .

Duar që zgjaten si vargje djerrinave, pentagrame ritualesh..
që kompozojnë muzik funebër..
për ekzorcizmi-n,
e shpirtrave që falin mëkatet
në ferrin e Tartarit ,
pa emër !

Se di ku do t’shkonte kalorësi
i verbuar
n’kryqëzime udhësh pa drit..
‘Pikpyetjeve’ ju përgjigj i qet:
-Po shkoj të takoj Hadesi-n,
në botën e shpirtrave të mirë,
t ‘mos harroj të mbylli dyert e hekurta..
‘Fushave Eliziane’,
për t’kqijtë e kësaj bote
të pështirë !