Në duart e mia- Sherife Berisha -Thaçi

SHERIFE BERISHA – THAÇI

NË DUART E MIA

Në duart e mia….,
Dielli shpërndan rrezet,
Dhe… përkund shpresat.


Në ballin tim,
Djersa dëshmon,
Për diçka të ndrydhur
Thellë në veten time.


Në syrin tim,
Njëmijë dëshira,
shtegtojnë drejtë
Portës triumfale.