Vullnet Mato
JAM BABA MUSHKONJASH
Mund të duket thënie e një fantazie të çuditshme,
por jam vërtetë baba i mijëra mushkonjave gjakpirëse.
Se si shumohen ato insekte pickimesh të bezdisshme,
e kanë vërtetuar shkencëtarët e studimeve laboratorike.
Mushkonjat ushqehen me gjak njeriu dhe kafshe,
sepse ato i krijojnë larvat e tyre, vetëm me gjak,
të mbushin pellgjet e ujërave të zeza nëpër plazhe,
me vampire të padukshme, që enden kudo përqark.
Bijat e mia gjakatare, shpesh zhduken prej spërkatjeve,
me helme, apo nga shpullat e njerëzve mbi pickim.
Por nuk mbarojnë asnjëherë pickimet e përhapjeve,
të këtyre krijesave të pabesa, që lindin nga gjaku im.
Më ndjeni o njerëz, të pickuar nga damarët e mi,
por duhet të dini se dhe unë vet, jam baba vrastar,
u marr jetën bijave të mia, që më shkaktojnë alergji,
me zukatjet e frikshme, kur bie të fle gjumin kursimtar…