Sepse unë nde dua të fluturoj…Veron Hoxhaj

Mos u divorconi fëmijët po qajnë
 
Mos më pyesni kë dua më shumë
Tha një fëmijë
për dy prindërit e tij të divorcuar:
Në njërën anë,
babai mbylli derën duke qarë.
Në tjetrën,
nëna fshiu lotët
që të mos i shihja.
Dhe ajo duke qarë…

 

Por unë i pashë.

 

Doja të ishit, një çast, o njerëz,
në zemrën time,
që nga dhembja
qaja me zë dhe ngashërim,
kur shikoja macen time
që ushqente me qumësht
vogëlushet e saj, gjithë gëzim.

 

Unë jam fëmijë,
nuk jam gjykatës,
dhe zemra ime
nuk ka dyer për të ndarë dashurinë.

 

Unë i doja të katërta ato duar
që më kanë mbajtur, me mundim,
të dy ata zëra
që më kanë thirrur: “Biri im”.

 

Mos më thoni
se dashuria mbaroi.

 

Unë ende e shoh
në sytë tuaj
atë që ju harruat.

 

Mos më jepni
gjysmën e zemrës së njërit
dhe gjysmën e zemrës së tjetrit.

 

Unë nuk jam gjysmë.
Jam i tëri.

 

Mos më bëni postier
të fjalëve tuaja të këqija.
Mos më jepni zarfe
me urrejtje brenda.

 

Unë dua vetëm
një letër të bardhë
ku të shkruaj:

 

“Mami, të dua.” Shumë.

 

“Babi, të dua.” Shumë.

 

Dhe, nëse nuk mundeni
të rrini më bashkë,
ju lutem…

 

mos e ktheni qiellin tim
në dy copa.

 

Sepse unë
ende dua të fluturoj.
Vetëm duke qarë,

por jo me dy prindër

që, bashkë në jetë,

të jenë të ndarë.