LEFTER SHOMO
PAGËZIM AMËSIE
Një vashë plot dritë e zhdervjelltë
Garon bukurinë e një zane
Krenare mëkon ,mban dy jetë
Hyjneshë ,një grua shtatzane.
Me dorën në fundin e barkut
Ajo hyn ku gëlojnë kolopuçat,
Hyn ajo në mes lunaparkut
Aty ku guguftojnë pëllumbat.
Mes fëmijësh e nënash përreth
Pëllumbat me bukë ndjell në dorë
Lumenj gëzimi me vrull shkapëderdh
Shkëlqejnë sytë e fëmijëve gazmore.
Për një çast edhe zogjtë rrahin krahët
Ndenjur mes fëmijësh ndjen lumturuar
Si guri në liqen që hap rrathë
Ngazëllimin e shton nurbekuar.
Ndjen trokitje barkut e del udhës
Fëmijët përshëndesin në kor
Buzët e saj s’ i shqiten ninullës
Lundron në pagëzim amësor.
Lefter Shomo K 28/p.i.α
