Teke e huqe-Avni Neziri

TEKE E HUQE

Avni Neziri

Të mos ndalem dot
ecë shkallë-shkallë
sy hapë, ëndërr çasem
asesi të mos përplasem.

mëveshët në pulpa e huqe
i ka ikur koha
ne prapë i rrekemi pas
pulës bojëkuqe…!

Mollët bojëkuqe
janë teke apo huqe
bredh dje e sot
pa kahje disi kot e kot.

Diellit i rrëfehem sot
s’mund të mos shkruaj
zgjodha pa teke e huqe
bojë të zezë e fletë të kuqe.