Kohë hyjnore-Rubjana Nika

Rubjana Nika

Kohë hyjnore

Nën plepat madhështorë
ndanë xhadesë
që hijeshonin plot madhështi,
freskohej e shkujdesur
fëmijëria,
sa zbardhej dita
e perëndimi përflakej si magji.
Mbi barin e njomë
e tokën e bekuar,
lojëra pafund argëtonin
ëndërrat fëminore,
nën qiellin e kaltër
pa smogun helmues,
me ajrin e pastër
vraponte koha pa brenga
pafajësisht hyjnore.
Ekzistencë në rrezik
Kilometrat
në rrugët e vendlindjes,
dikur më këmbë
i përshkonim gjithë gëzim,
si një lojë,shëtitje
ishte për ne,
qeshnim,vraponim
në argëtim.
Çdo bukuri të natyrës sonë,
ajrin,freskinë
shijonim pa masë ,
shkurtoheshin kilometrat,
zerohej lodhja
e shpirti fluturonte në ekstazë.
Po sot,
makinat pafund,panumërim,
helmojnë ajrin,
kaos,trafik,
nuk duam të ecim aspak
më këmbë,
ekzistenca e njeriut
çdo ditë në rrezik.