E Pathëna-Violeta Maliqi

Violeta Maliqi

Screenshot
E Pathëna
I ika kohës
e ajo më gjeti,
në hijet e djeshme
ku diçka lëviz.
 
Ndoshta një vështrim,
ndoshta një mall
që s’gjeti emër…

 

Isha gjethja e varur
në një degë të vjetër,
aty ku heshtja
di të kujtojë.
 
Mes nesh,
si jehohë pa burim
kish mbetur largësia.