Vendlindja ime-Viktor Gjikolaj

Viktor Gjikolaj

VENDLINDJA IME
 
Vendlindja ime ,
Me bjeshkë e me vrri
Qiellin me bilbila,
Thesaret në gji.
 
Kurbneshi mbi brigje
Themelet mbi bakër
Kullat nëpër votra
Rritën vetëm arbër.

 

Selitas ne jemi ,
Zemrën plot dashtni
Djepi mbi flori ,
E ku ka si ti ?

 

Livadhe me lule,
Kroje te bardha
Prushin te kanga ,
Mjaltin te fjala.

 

Bash si dallëndyshe,
Kalojmë mal e dete
Ne jemi Selitas,
Ty të kemi çerdhe!

 

Moj Selitë bajraku,
Sofër bujarie,
Kush te vjen te pragu ,
Harron per t’u kthye…
 
Si shkulmi me dallgë.
Koha na ka tretun
Djepi ynë i lashtë,
Kurr nuk të lamë vetëm!