Kur ka vetem një stinë-Nga Panajot Boli

KUR KA VETEM NJË STINË

NGA PANAJOT BOLI

Mbi kupën e kaltër të qelqtë të qiellit
Në mbretërinë e parajsës
Yjet,valltarët mjeshtra
Kercejnë rreth hënës
Si shtojzovalle lozonjare

Bukuria e lumtur shetit kaltërsive
Në lulnajën e një stine të vetme
Pranverën

Nën kupën e kaltër të qelqtë të qiellit
Sonte nata u bë hënore
Drita fosforente e saj
Lë mbi jastekun e mikes
Puthjen e të dashurit

Buzët digjen e rendin të shuajnë etjen
Në burimin e një stinë të vetme
Dashurinë

Mbi kupën e qiellit,
Nën kupën e qiellit
Të dyja,
Magjinë e një stine kanë zgjedhur.

FLUTURAT E ANISËS
NGA PANAJOT BOLI
Fluturat më tregon nxënësja ime Anisë
Që i vizatoi me merak me dorën e saj
Bota seç gëzohet në sytë e saj të kaltër
-Mesues,tash në livadh do t’i shperndaj.
 
 
Me duart e vogla i kish prerë me kujdes
Me flutura të verteta sa të mira ngjajnë
Befas krahet levizin e ulen mbi fletoren
Ku gërmat e Anisës sime aromë mbajnë.

 

-Shiko sa shpejt,shoqe u bënë me gërmat
Edhe ato mesues i duan si unë aq shumë
-Ti,moj Anisa ime e vogël,fluturë je vetë
E lulet gërma sa herë do të venë në gjumë
 
 
Me sy endërrimtarë i sheh e vogla Anisë.
Dhe vetja i duket si fluturë mbi lulnajë
Përkundet mes ngjyrave të saj plot dritë
E udhëton me karrocën e Piter Panit të saj.