KUSH KUJDESET VËRTET PËR TY
Kush kujdeset vërtet
për ty
ka një mënyrë krejt të veçantë
shtrëngimi duarsh
përqafimi
pranie .
Kush kujdeset vërtet
për ty
të premton një “Mirëmëngjes”
dhe më pas është aty.
Merr gëzim
nga çelja e buzëqeshjes tënde
e ndërkohë që brioshi
të thermohet e lëshohet ngado
nuk ndalet për asnjë çast
së pari buzët e tua.
Kush kujdeset vërtet
për ty
e di që deti nuk mbaron me stinën e verës
dhe për këtë të shpie ta kundrosh.
Atëherë kur askush tjetër nuk preferon as të dalë.
E gjithçka përreth mban aromën e valëve,
të qetësisë e të frymëmarrjes.
Kush kujdeset vërtet
për ty
nuk të thotë
se pa tjetër duhet mbërritur tek ajo që do
përkundrazi, të mëson
si të mos kesh kurrë frikë nga humbja.
Kush kujdeset vërtet
për ty
të lë të gabosh
por e bën në mënyrë të tillë
që asgjë të mos arrijë të ta shuaj atë zjarr
që flakëron ndër sytë tu.
Kush kujdeset vërtet
për ty
ditë pas dite të hap një dritëz
që të orjentohesh në betejën tënde ,
por me butësi të tregon
edhe se disa gjëra
ndonjëherë,
thjeshtë
duhen lënë të shkojnë.
***********
Andrew Faber
Titulli origjinal: “Chi ci tiene veramente a te”
Sjell në shqip M. Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi #kulture
Artist – Anna MARINOVA, Russian painter
