Vlora Rexhaj Morina

Eklips hënor
Në rrahje zemre
përtypet qenia ime.
Pa skaj retë më marrin me vete
me frymë përzihet e bardha e shpirtit tim.
Përjetësisht vdesin pulset
akrepat e kohës shtrin krahët mbi
trupin tim.
Ajri ngopet me të paqenën time
Bardh e zi
Sytë e natës
mbyllin eklispin hënor.