
=Shënime rreth romanit “ EMIGRANTJA” të shkrimtarit sarandjot Koço F Kosta=
Nga Agron MEMA
Shkrimtarët, poetët, artistët në përgjithësi, gjatë rrugës së krijimit të tyre në përgjithësi, kanë krijuar thesare të paçmuar materjalë e shpirtërorë. Në Fushën e artit e të poezisë personazhet dhe ngarjet nisin me përfytyrimin në mënyrë fantastike të botës reale objektive, të përpunuar artistikisht në formë të pavetëdijshme në ndërgjegjien e tyre. Kështu u krijua mitologjia deri tek letërsia moderne. Kjo ndodh edhe tek romani më i fundit i botuar i shkrimtarit Koço F Kosta “ Emigrantja”. Themi nga mitologjia sepse vjen një ilustrim i personazhit më negativ i romanit i personifikuar dhe i ndikuar nga filozofia e Perëndisë së Parasë të cilën vet Zoti e krjoi krijesë të verbër. Dhe ky personazh, ish sigurims, është aq i verbër sa shpërdoron në mënyrën më kanibale dhe më të tupshme nënën e fëmijës së tij dhe vet vajzën e tij. Ky është një personazh që abstragon në maksimum të keqen duke dalë përtej kufijve të fantazisë dhe shfaqur në botën e dhimshme reale, por që s’ka asgjë të ngjashme me njerëzit, por i veshur me të gjitha cilësitë e këqia, me të gjitha pasionet antinjerëzore, me të gjitha antivyrtytet dhe me të gjitha veset, veçse në kuptime më të rritura se sa kuptueshmëria esenciale e vet nocionit të termit. Dhe autori në tekst e nëntekst, në kryesore dhe nënrenditje, në rreshta e midis tyre, shpjegon shkakun e ngjarjeve dhe dukurive të ndryshme të natyrës dhe të mjediseve shoqërore dhe këto përpjekje , fatkeqësisht , mbeten brenda realitetit të dhimshëm që përballen emigrantët dhe politika shqiptare e cila , këtyre keqbërsave, deri kriminelë, u tërheq qeren drejt pushtetit dhe lavdisë së ngritur mbi trafiqe, kontrabandës dhe krimit. Personazhet dallohen për karakterin e tyre. Jo njësoj Dino-Hekuran dhe Vita-Leta dhe pjestarë të tjerë , personazhe të subjektit të cilët nuk mbeten thejeshtë ilustrativë, por aktivë dhe mesazhues të mirësisë dhe paqes midis popujve, në luftë kontradiktore të së mirës dhe të keqes, të ëngjëve me djajtë, të lavdisë me turpin. Maskarallëqet e operativit, në kohën e sitemit komunist dhe në vijimësi edhe në demokraci, arrijnë deri në krim, të skenave dhe prapaskenave të këtyre mostrave të ish sigurimit të shtetit. Aq sa të kujton një strofë të poetit të ndjerë Teodor Keko në Parlamentin e parë pluralist në 1991 si deputet i atij parlamenti kur recitoi:
“ Na erdhi demokracia,
Me partira të mëdha,
Zogjtë këndojnë ciu-ciu,
Po në krye prap ata”
Dhe këtë realitet të dhimshëm e gjejmë në subjektin e romanit “Emigrantja” të Koço F Kostës. Për vet zhvillimin e ngjarjeve, Hekurani në nënvetëdije ka të drejtë, por kjo e drejtë nëvetëdijeje nuk i jep të drejtën e qenis së tij të bëhet kriminel, sepse fajin ja ka karakteri i tij i pisët dhe personaliteti i shpërfytyruar dhe i baltosur me vet duart e tij, deri sa është kthyer në një vemje erëkuturbuar dhe butak pa vertebra, një frymor jargavitës e të pashpirt që duke u zvarritur lë jargët e tij të pista mbi vesën e pastër të barit të freskët në lëndinat e bukura të jetës.
“ EMIGRANTJA”, romani i Koço F Kostës, titullin mund t’a kishte edhe ndryshe, por kopertina e dizenjuar me kujdes e fantazi shpalos idenë dhe gjithë nënidetë që ka dashur të trasmentojë autori me temën e zgjedhur për të trajtuar dhe shpërndarë shqetësimin social-shoqëror, pse jo edhe politikë , në shoqërinë e sotme shqiptare dhe matanë kufijve.
Nga ana tjetër, në brendinë ideore të këtij titulli, jo pa qëllim, e bën titullin brendashkrimin e fatit tragjik të shumë prej tyre në perimetrin “emigracion”. Vita, personazhja kryesore, që autori me mjaftë delikatesë dhe finesë artistike, fatkeqësinë e saj n’a i ka prurë si jo vetëm tragjike, por një vajzë viktimë e së keqes, por me karakter të fortë dhe një personazh tepër simpatike, aq sa lexuesi dashurohet me forcën e karakterit dhe personalitetit të saj. Ajo zbulon kthetrat e krimit, u shpëton atyre sepse, megjithë fatin e saj të paparashikuar, mundohet t’a ngushëllojë veten e t’i jap forcën e vitalitetit njerëzor femëror se gjëja më e rëndësishme është të duash atë çfarë do. T’a pyesësh veten dhe të kesh guximin t’i japësh përgjigje dhe të të gjeshë rrugën që të përket. Asaj nuk i pëlqejnë paragjykimet, përsiatjet e gjata, nuk i plqen tek fati i saj tagerimi, polemikat, gjyqet, arroganca, marrëzia dhe aq më keq harresa…ndaj vendos në vetminë e saj dhe të zgjedhë ndëshkimin kapital të krijuesve të fatkeqësive familjare. Dhe kush? Njerku dhe babai i saj. Dhe përballet me ta. Dikur bashkëpunëtor në punët e fëlliqura të spiunazhit dhe krimit, sot përballë njëri-tjetrit si kandidatë për deputet në parti opozitare me njëri-tjetrin. Paradakos ironik që autori e përcjell me zotësi dhe aftësi artistike. Po Vita , pasi vendos lulet e munguara mbi varrin e nënës së saj. Shkon të jap pretencën e penalizimit ndaj demonëve që i shkatërruan jetën. E ka zgjedhur rrugën e hakmarrjes. Dhe përballet me ta. Nuk mund ta marrë me mendje që është vajza e një krimineli dhe e ka rritur një tjetër po kriminel i pabesë. Nënvetëdija i thotë qenis së saj se nuk është e tyre, nuk ka asgjë të përbashkët. Vita shikon veshjet e tyre llamburitse me dritën e krimit e të gjakut të emigrantve. Tanimë ajo nuk di të bëjë më “sikur”.
Qenien ia pushton fizikaliteti i urrejtjes dhe hakmarrjes, i shpëtimit të shoqërisë nga këto vemje të fëlliqura që, pasi kanë marrë shumë fate njerëzish, fëmijësh e femrash në qafë, tani po marrin një popull të tërë duke pretenduar të ulen në karrigen e ligjvënësit shqiptar. Çfarë ligjesh do të bëjnë? Patjetër ligjet e mbulimit dhe mbrojtjes së zullumeve të tyre nën okelion e petkut mbrojtës të demokracisë. Të tregohesh me zemër, të duash dhe të votosh këta monstra me të vërtetë turpërohesh, i thoshte nënvetëdija Vitës, dhe jo vetëm kaq, por ky popull duhet shpëtuar nga këta. Dhe kjo do bërë me mendje dhe duar. Dhe qe e vendosur. Për të nuk kishte më lloje të ndryshme veprimesh. Sidomos për të si grua dhe femër, për ata fëmijë që u këputën gjymtyrët dhe i katandisën lypsarë fanereve të rrugëve të botës. Për miqtë e shumtë që e ndihmuan me zemër e shpirtëbardhësi, humanizëm e dashuri. Tek qenia dhe vetëdija e saj, Vita, zbulonte se ndaj këtij realiteti të hidhur e tragjik, shumë njerëz kanë frikë t’u dalin përballë këtyre vampirëve, kanë frikë të jetojnë jetën, dashurinë.
Sepse në jetë, në dashuri duhet të qeshësh, të jetosh, të jeshë altruist. Ndryshe , ndoshta është më e lehtë të mos duash. Vita, mendonte se shpesh jemi robër të egoizmit tonë. Ajo nuk do mbetej kurrë e tillë. Dhe…BAM-BAM…Dy krisma lanë hesapet. Ndoshta jo rrugëzgjidhja e duhur, por…
Sarandë/