Nga Sakip Cami
Cilido qè gèzon statusin e gjyshit apo tè gjyshes, thènè thjesht qè èshtè gjysh apo gjyshe e kupton dhe e ndien né damarèt e gjakut tè tij ndjesinè e tè qènit gjysh.
Kètè kènaqèsi na e dha kèto ditè tetori Institucioni Parashkollor “Tirana English School”, institucion qè èshtè themeluar dhe drejtohet nga zonja Elda Rika Chang.
Si né tè gjithè Europèn, tha zonja Elda né fjalèn prezantuese, edhe ne sot do tè festojmè Ditèn e Gjyshèrve.
Kènaqèsia e fèmijve ishte e papèrshkruar. Atè e shprehnin sytè e tyre tè bukur. Ata sot do tu tregonin gjyshèrve kèngèt dhe vjershat qè kishin mèsuar.
Salla buçiti nga zèrat e bashkuar tè fèmijve dhe gjyshèrve tè tyre:
“ I èmbèl zèri i gjyshes
Kur ngjarje mè tregon
E lehtè dora e saj
Mbi krye mè ledhaton…”
Edukatorja Edlira Pashollari zhvilloi njè orè mèsimi edukative né gjuhèn angleze, ku fèmijèt na dhuruan vizatimet e tyre, vizatime tè personalizuara, seicili pèr gjyshin apo gjyshen e vet.
Mè pas gjyshèrit e ardhur u mirèpritèn né dhomèn e ndenjes ku u qerasèn me çaj dhe biskota.
Kèto mbresa unè nuk do ti harroj kurrè. Bèmè shumè foto.
Nipèrit dhe mbesat do ti kenè edhe kur gjyshèrit do tè ndahen nga jeta.

