A mund të mbijetojë një vend që shkatërron ekonominë, industrinë, prodhimin vendas dhe mirëqenien e qytetarëve?!Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

A mund të mbijetojë një vend që shkatërron ekonominë, industrinë, prodhimin vendas dhe mirëqenien e qytetarëve?!

Kur dihet që pasojat janë emigracioni, papunësia, rënia e të ardhurave, varësia nga importet, humbja e fuqisë prodhuese.

=Për të rrëzuar një qeveri nuk kërkohet shkatërrimi i asaj që është ndërtuar.

Një vënd mund të ndërrojë qeverinë , të reformojë sistemin politik e të ndryshojë drejtimin ekonomik pa shkatërruar kapitalin njerëzor që i duhet për të ecur përpara.Një qeveri mund të largohet pa u shembur shteti.Një sistem mund të reformohet pa u shkatërruar ekonomia.Nëse ekonomia rrënohet, kush e paguan çmimin?

= E paguajnë punëtorët, pensionistët dhe brezat që vijnë.

Sepse që të ndërtohet një industri e tërë duhen vite dhe jo muaj.Mos shkatërrimi i ekonomisë së vendit është strategji në dobi të një grupi njerëzish!

=Në rrugën drejt Bashkimit Europian shkohet vetëm me priëotesta paqësore.

Shkatërrimi nuk është kriter anëtarësimi.Rruga drejt BE kërkon drejtësi të pavarur, luftë kundër korrupsionit, institucione që funksionojnë