Si të gjejmë shpëtim nga ky djallëzim-Bajrush Bunjaku

Lakmi, grindje – tradhëti
Deri kur kundërshti e djallëzi
Në mëmëdhe dhe degët e tij
Ndër shqiptar e ndër vllezëri
 
Kur do kemi ndiesi të kuptojmë
Vetëveten ta ndryshojmë
Shpirtërat t`i bashkojmë
Ineresin kombëtar tej atij vetiak
Ta ngritim e t`a madhërojmë

 

Ujqërit nga ç`do anë ulurijnë
Dhelprat mashtrojnë me sy
Arinjët tërbuar kërcnojnë
Bilbilët përplitur, jo s`kanë fuqi
S`kanë më zë të këndojnë

 

Irituar, përqarë e mashtruar
Kur pra, si të gjejmë shpëtim
Nga ky trishtim e ky djallëzim
O Zot, përse ky mallkim
Kur dielli do të ngrohë
Zemrat e kombit tim

 

Zemrat plot vrima
Plot plagë për shërim
Buzët pa rreshtur përshpërisin
Psherëtima dhimbjesh

 

Nënat ofshajnë lotuar
Për bijtë e rënë dëshmor
Për gjakun e tyre rrëke shkuar
Për këtë tokë herojsh bekuar

 

Çfar duhet tjetër ooo vllezër
Pos atdheut me gjak larë
Degët prerë e trupin ndarë
Me ç`far barnash, e ç`far magjie
T`i shërojmë këto plagë tradhëtie

 

Me ç`far dashurie e ç`far drite
T`i ngrohim zemërat vllazërore
Që t`bashkuara të ndritin prore
Përjetësisht këte tokë hyjënore

 

O vllezër bashkombas të dashur
Në vend dëfrimi, dhe mashtrimi
Nëpër mure e rrugë përplasur

 

Në vend lundrimi ëndrrash zgjuar
Skalitëni në shpirt, skalitëni në zemër
Fjalën besë – vllezër bashkuar

 

Gjitha ëndrrat do bëhen zhgëndër
Do bëhen bashkim e dashuri,
Do bëhen begati dhe ardhmëri
Do bëhen lule kopshtesh stoli

 

Do bëhen pellgje det e qiell
Do bëhen dritë yje dhe diell
Do bëhen flori, gëzim e shkëlqim

 

Vendi parajsë do bëhet vërrtetë
Tëra mirësitë do bëhen realitet
O vllezë shqiptar lisa të gjatë
Paqi uratën e nënës
Dhe të mëmëdheut
Uratën e trashëgëmisë
Të gjakut Skënderbeut
Në Zot e heronjë betuar

Ne mendje ta mbani

Fjalën time shkruar
Me besnikëri farkuar,
Në shpirt e zemër muruar
Kurrë për të mos e harruar.