Sot në Shkup, në Universitetin “Nënë Tereza”, u mbajt Konferenca Shkencore për Dr. Ibrahim Rugovën, në 20 vjetorin e amshimit të tij, organizuar nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”
Në Konferencë morën pjesë shumë studiues me Kumtesat e tyre. Kumtesa ime qe “Shtypi evropian dhe amerikan për dr. Ibrahim Rugovën”.
**



Nga Kasam SHAQIRVELA
( shkrimtar dhe studiues-akademik )
Tetovë
KONFERENCA SHKENCORE 15 tetor, 2026, SHKUP
Organizon Shoqata “Trojet e Arbrit” me temën bazë: ”Dr. Ibrahim Rugova, themelues i Republikës së Kosovës”.
TEMA E KUMTESËS: Shtypi Evropian dhe Amerikan për Presidentin dr. Ibrahim Rugova”
**
HYRJE
Kjo kumtesë ka për qëllim të ofrojë në origjinalin e tyre shkrimet të cilat ia prezenton publikut shtypi evropian dhe amerikan për Presidentin dr. Ibrahim Rugova.
Lënda, në vete, përfshin gazetat prestigjioze në gjuhën shqipe dhe të huaj, ku në pjesën e I-rë janë shkrimet nëpër gazetat nga shtypi evropian kurse në pjesën e II-të janë shkrimet që jepen nëpër gazetat në shtypin amerikan.
Poashtu në tekstin integral jepen edhe qëndrimet e autorit si për personalitetin e dr. Ibrahim Rugovës si dhe për shkrimet në gazetat e shtypit përkatës.
Fundshekulli i XX-të dhe fillimshekulli XXI-të, apo thënë në kapërcyellin mes shekullit XX e XXI, me të drejtë, historiografia shqiptare më e re është e mbushur përplot me ngjarje të bujshme jo vetëm për ne por edhe për ndërkombëtarët.
*
Sot, të flasësh për personalitetin e një burrështetasi në përgjithësi dhe për kontributin e tij në veçanti, nuk është dhe punë e lehtë sepse, në një mënyrë apo në një tjetër, duhet të përballesh me një mori qëndrimesh të shprehura me gojë e me shkrim, nga shumë faktorë relevantë si të sferës akademike ashtu edhe të asaj politike e shtetërore të cilët, të paktën, sipas paraqitjeve publike të tyre kanë qëndrime për dhe kundër(pro et contra), parë gjithmonë nga këndvështrimi i tyre! E djejta e fjalës së lirë i njihet gjisecilit ta shprehë atë mirëpo konform rregullave të pashkruara të bontonit(përgjegjësisë morale dhe materiale publike).
Dhe qëndrimet duhet të jenë parimore e të bazuara në realitetin e ndodhive, ngjarjeve e rrethanave në të cilat zhvillohen ato si në kuptimin gjeografik poashtu edhe në kuptimin historik. Gjithsesi se gjeopolitika botërore dhe zhvillimet gjeostrategjike botërore shpeshherë ndodh të përkrahin një politikë të një shteti apo dhe burrështeti të cakruar por ka raste edhe kur ajo politikë mund të vëhet në pykëpyetje apo pjesërisht të kundërshtohet…
Personaliteti i dr. Ibrahim Rugovës në kompleksitetin e tij shkencor dhe politik është parë nga dy këndvështrime nga ai pëlqimit, përkrahjes dhe mbështetjes konkrete si nga evropianët si nga amerikanët, gjithmonë në bashkërendim, këtu mendoj jo në absolutizëm por në një përkrahje pozitive, mbi optimalen, të kënaqshme dhe të pranueshme nga shumica… si dhe në raste të rralla me numër minimal të atyre që për qëllimet e veta shtetërore apo pikëpamjet personale lidhur me shqiptarët si popull me atë ndërlidhur edhe me liderin e tyre, në këtë rast Presidentin Rugova, kanë mbajtur qëndrim neutral ose madje dhe qëndim negativ!
Prurja e shkrimeve në origjinalin e publikuar, këtu më poshtë, nga unë si pjesëmarrës i Konferencës së sotme, përmes kësaj Kumtese, vlerësoj që është forma më e përshtatshme e neutralitetit tim shkencor e intelektual për sa i përket personalitetit siç ishte dr. Ibrahim Rugova.
-Respekt për këtë vigan të demokracisë, dijes dhe qëndrueshmërisë, në të mirë të kauzës shqiptare! Pëceptimi im për personalitetin e Tij:
“Respekt për këtë vigan të demokracisë, shpresës dhe qëndrueshmërisë; në të mirë të kauzës shqiptare! Ibrahim Rugova njeriu i dijes dhe shkencës, politikës dhe paqës, shembulli ekselent i rezistuesit intelektual titanik.”
**
Nga PJESA E PARË – Shtypi Evropian
Shkrimi gazetaresk i publicistit Frank Shkreli i 2 dhjetorit të vitit 2022, në hyrjen e vet sjell citatet:
“MIK I MADH I SHTETEVE TË BASHKUARA, I RESPEKTUAR BOTËRISHT PËR PARIMET E TIJA”- Xhorxh Bush i Vjetër
“HERO KOMBËTAR, MADHËSHT0R E MENDJEMPREHTË”,- Joe Biden
**
Nga PJESA E DYTË-Shtypi Amerikan
Presidenti i 43-të i SHBA-së, George W. Bush, e cilësoi presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, si një shqiptar të madh dhe mik të madh të Amerikës pas ndarjes së tij nga jeta në janar të vitit 2006
**
-“Të flasësh për ngjarjet e kohës do të thotë të shkruash për historinë, ndërkaq të flasin të tjerët për ty do të thotë se ti je shndërruar në vetë historinë”, …(filozofemë e autorit K.Sh., kushtuar I. Rugovës