Më pate thënë-Melisa Baboçi

Me pate thene!

Më pate thënë: prit sa të vijë vjeshta,
kur gjethet e arta të bien mbi ne,
kur era të marrë aromën e vreshtave,
dhe dielli të flejë mbi supet e reja.

Më pate thënë: prit sa të vijë mbrëmja,
kur qielli të vishet me ngjyrë manushaqe,
do vij të të gjej përtej asaj hijeje,
ku zemra ime për ty ende flakë.

Më pate thënë: prit sa të piqet rrushi,
të ëmbël si fjala që s’ta thashë dot,
do ulemi bashkë nën degët e dushkut,
e malli do tretet ngadalë nëpër lot.

Por vjeshta erdhi… dhe ti nuk u shfaqe,
vreshti u mbush me të kuqen e zjarrtë,
unë prita gjatë, derisa hëna u plak,
dhe emrin tënd e mbajta në çdo natë.

Tani, kur gjethet vallëzojnë në erë,
më duket se hapi yt vjen nga larg…
Ndoshta disa premtime s’vdesin asnjëherë,
veç mbeten në zemër, si një zjarr i bardhë.

Melisa_Poetry 📖🖋