
RINI E VËNDIT TIM
—————————-
Rini e vëndit tim, që në sheshe ke dal,
Padrejtësinë, s’po e duron, sinqerisht,
Dashuria e atdheut, hovin s’ta ka ndal,
Me ato vlera që ke, si një rini e brishtë.
Padrejtësinë, s’po e duron, sinqerisht,
Dashuria e atdheut, hovin s’ta ka ndal,
Me ato vlera që ke, si një rini e brishtë.
Je lulja e kombit, që lulëzon përherë,
Si gjithmon atdheu, për ty ka nevojë,
Por bukuria e jote, nuk ka asnjë vlerë,
Nëse shkatërron, atë që populli ndërtoj.
Duhet të rritesh si një lule që rrezaton,
Mbi hithrat dhe ferrat të dalësh ti e para,
Se ato t’marrin dritën, asgjë s’të bashkon,
Se janë pemë të egra, pa kokra, pa fara.
Një rini e vërtetë, e pjekur në mendime,
Që do të përballet, me sfidat e pushtetit,
Atdheut si mungojnë, djem e vajza trime,
Si shqiponja, të marrin drejtimin e shtetit.
Me fytyrën të çelur, përpara të shikosh,
Pa ndikime, që shëmtojnë një brez të ri,
Pa maska e kapuç, fytyrën mos mbulosh,
Pa urrejtje, që mund të sjell vdekje e zi,
Të zhdukësh të keqen, në demokraci,
Nuk mund të bëhet, duke derdhur gjak,
As duke e djegur, të bukurën Shqipëri,
As të bukurën Tiranë, duke i vënë flakë.
S’mund të jetë kjo, zgjidhja shumë pritur,
Duke dhunuar simbolet e shtetit shqiptar,
Se këto vepra, asnjë parti nuk i ka ngritur,
Por janë të popullit e askujt s’ja ka marrë.
Edhe filozofi i madh grek, Sokrati i ditur,
Babai, i etikës morale, i prirë nga urtësia,
Dialogu, ka thënë, një zgjidhje e ndritur,
Ty, rini e vëndit tim, të thërret Shqipëria.
Për pastërtinë tuaj, nga vehtja ta filloni,
Që diturinë ta merrni, pa dhënë ryshfet,
Të korruptuarit në katedra, ti demaskoni,
Se fshihen tek ju e parajsën kanë gjetë.
Që stafetën të merrni e besimin të fitoni,
Pa histerizëm në shesh, urrejtjen të shfreni,
Pushtetin edhe me dialog mund ta rrëzoni
Mos u bëni vegla të dikujt, mos u gënjeni.
Rini e vëndit tim, që studion duke punuar,
Dhe besimin tek ju, gjithë populli do t’ketë,
Se zhgënjimin ky popull, nuk e ka merituar,
Nga çdo qeveri, që ka ardhur në pushtet.
Dhe besimin tek ju, gjithë populli do t’ketë,
Se zhgënjimin ky popull, nuk e ka merituar,
Nga çdo qeveri, që ka ardhur në pushtet.