Ligji i shenjtë-Shkurte Berisha

LIGJI I SHENJTË
Në qiell e në tokë një rregull sundon,
Çdo gjë që ka lindur, patjetër ndryshon.
Pas dimrit të egër që fushën e ngrin,
Pranvera vjen prapë dhe sjell gjelbërim.
 
Pas natës së errët, vjen dita me shkëlqim,
Çdo muzg i perënduar gjithmonë sjell agim.
E djeshmja kalon, e sotmja vjen në derë,
Ky ligj i natyrës nuk ndryshon asnjëherë.

 

Dhe uji që rrjedh, në avull shndërrohet,
Si shi përmbi tokë sërish do lëshohet.
Asgjë nuk ngec vend numëro në amulli,
Rrotacioni i jetës do të sjellë mrekulli.

 

Ky ligj që në shekuj çdo gjë e drejton,
Si frymë e shenjtë në botë udhëton.
Ndaj dhe mbi kurorën ku pesha rëndon,
Ky cikël i madhërishëm çdo gjë e çliron.
 
Asnjë fron në botë nuk mbetet i qetë,
Ndryshimi sjell dritë, drejtësi të vërtetë.
Si nata që ikën e vendin ditës ia lëshon,
Kush udhëheq me mend, rrotacionin pranon.
Shkurte Berisha,