E bukura-Mimoza Sinoimeri

Mimoza Sinoimeri

E bukura.
 
E bukur, e qeshur
si agimi i parë,
e butë si melodi

ëndrre.
Të rrëmben,
të thyen, të rindërton,
të rilind
mes pluhur dhimbjesh.

 

Si e nektarta shije
në buzën e etur,
vjen si fllad i
ngrohtë,
kjo puthje e kohës.

 

Ajo nuk premton,
nuk lutet,
nuk ndalet,
është stuhi.

 

Nga asgjëja vjen,
bëhet gjithçka.
Emrin e ka …

Jetë.