Ajër i ngjethur-Ruzhdi Gole

Ruzhdi Gole

AJËR I NGJETHUR


Aty këtu 
të gjithë sëbashku 
shpesh ndarë veç e veç,
Kryeqyteti 
ajër ngjethur
na dëgjon 
me timpanin e plasur
na sheh me sy të mardhur   


Ne atij kryet ia rrahim mes nesh.


Aty-këtu triumfet rrëzohen nga majat
veç flamuj të djegur 
të një kombi 
të ashpër,


Ne, ngahera, tragjikë 
edhe nga shakaja
vesh
me parzmoren 
e çdo thëllimi 
të ngratë.


Tirana 
flakëronjëse e ftohtë
jeton një vjeshtë të acartë…