Lukova ç’thotë: dikur, dje dhe sot?Nga Agron Mema

LUKOVA Ç’THOTË: DIKUR, DJE DHE SOT? =Reflektim mbi librin me kujtime, ese dhe shënime “ Unë, mësuesi i Lukovës” i Dhimitër Thomanikut= Nga Agron MEMA

Nuk po e nis me elozhet si “ miku im, shoku im, i shquari ai apo shumë të tilla”, sepse vërtetë penëarti Koço F Kosta do të kruante kokën e mes buzëqeshjes së tij sa dashamirëse, ironike dhe mospëlqyese për ato që i thua, ndonëse me të vërtetë e të merituara. Por po nis me ndjesinë që përjetova këtë fund tetori kur zilja e telefonit ra dhe në ekran u shfaq Koço Kosta. U habeta se nuk kishim as një muaj që ishim ndarë nga pushimet e verës.

Në takim, mes kafes, pas pyetjes se kush ishte arsyeja e ardhjes, me humorin e tij më përgjigjet: “ Agron, erdha të vë pak në punë juve “ dembelat e kafeneve”. Nuk ka vetëm kafe, ka dhe libra. Dhe në këtë moment, mes befasisë së mrekullueshme më dhuroi librin e redaktuar prej tij dhe shkruar nga Dhimitër Thomaniku “ Unë, mësuesi nga Lukova”. Për Lukovën kam nostalgji, jo si piqerasjot gjitonë, por sepse kalova 10 vite pune nga vitet më të bukura të rinisë në jetën time. Ju futa mbarë leximit dhe hodha këto rreshta. Nuk e kam zakon të përmend subjekte, por vetëm përjetimet e mia gjatë leximit. Që në titull trasmentohet, jepet me tonet më të dhembshura e nostalgjike dashuria për profesionin dhe vendlindjen-origjinën e tij, për të cilën e mbulon krenaria për të dyja. Ndonëse pe shumë peripeci e vështirësi, por nuk i humbi dashuria për profesionin dhe fëmijët që mësoi, sepse mes vështirësisë dhe dhimbjesh të mëdha sjell në jetë edhe nëna fëmijën, po dashuria dhe përkushtimi për të nuk i ikën kurrë, mëdje është më sublimja. Mes kësaj ecurie jete ven edhe zhvillimi dhe evolimi.

Duke shëtitur me kujtime rrugicave dhe pllajave, vijnë edhe vlerat toponimike me historinë e tyre. Sepse kujtimet gjithmonë kanë vlerat e tyre dokumentaro-historike. Lë pas trashëgiminë me molekulat e kujtesës. Këto kujtime, përveç vërtetësisë okulare dhe dëgjimore, ky është një tradicionalitet gojor i popullit tonë për mbrujtur dhe mbajtur gjallë brumin e bukës së origjinalitetit historik nëpër vorbullat dhe stuhitë që vet historia i ka sjellur popullit tonë. Këto kujtime të Dhimitraqit vijnë edhe me një sintaksë poetike që e bëjnë librin të admirueshëm, të lexueshëm e të kuptueshëm. Kjo endur e situr me nikoqirllëk e qibarllëk nga vlëmëndi dhe sita KoçoKostiane. Natyrisht, strukturalisht, kujtimet nisin nga vetja, familja, vendlindja, udhëtimet dhe brigjet ku të shurë e përplasur dallgët e jetës herë me përkujdesje e herë pamëshirshëm. Vjen e herëshmja, vjen e djeshmja, vjen e sotmja, vjen e nesërmja ndonëse utopike kjo. E herëshma që të bën krenar, e djeshmja me dinjitet dhe papërulësi, e sotmja mes dashurisë dhe dhimbjes dhe e nesërmja me shpresë se “ lumi një ditë kthehet në shtratin e tij”. Kjo sepse e bukura, çiç është Lukova dhe gjithë Bregdeti ynë, nuk zhduket, nuk vdes. Është materie, transformohet. Edhe kur ti i pamëshirshmi që nuk të dhimset e shkatërron dhe e zhduk, ajo kujtohet. Pra jeton, frymon dhe apelon. Këto vijnë me mjeshtëri në librin e mësues taqit, që kam pasur fatin ta njoh e të bisedoj me të gjatë kohës që punova në Lukovë në rininë time. Në libër përballen kohët, epokat që bëjnë, kalojnë dhe kapërcejnë njerëzit.

Kjo vlerë e bën librin një serial të pafund që sa herë ta lexosh zbulon mrekulli jetësore dhe njerëzore lukoviote dhe më tej ku mësuesi punoi dhe jetoi. Fundi ka gjithmonë pafundësi. Njësoj si jeta që ka fund të ciklit biologjik, por ka pafundësinë e gjurmës së emrit tënd. Disa personazhe të librit nuk janë mes nesh, kanë shkuar në jetën e vërtetë dhe shpirti i tyre nga qielli flet nëpërmjet mermerit tokësor, por jeta dhe puna e tyre, shumica njerëz të thjeshtë e punëtorë, flasin me vërtetësi e jetësi nëpërmjet gërmave nga germat dhe rreshta e këtij libri. Dhe kjo është madhështia e librit të Dhimitër Thomanikut. Nuk janë kushtet dhe salltanetet, natyrisht kjo jo absolute sepse e domosdoshme për standartet e sotme të jetesës, por është përkushtimi dhe dashuria për punën dhe njerëzit, për jetën. Dhe kur bën me dashuri dhe përkushtim atë që do, suksesi dhe lavdia shtrohen kbëkryq në sofrën zemërhapur të shpirtit tënd. Kjo vjen në këtë libër; jeta e Taqes, paraardhësve, bashkëkohësve, kolegëve, miqve, shokëve dhe pasardhësve. Një jetë mes një pune vuajtëse e sakrificash, mundimesh dhe vlerësimesh, por që e vesh me petkun e luksit të krenarisë dhe buzëqeshjen e thjeshtësisë. Sarandë; 27 tetor-2026