Përulem-Ildije Xhemali

PËRULEM
Kënaqësi
Që po thyhet çdo kufi
Të Kombit të cunguar
Coptuar e gjymtuar.
Gëzojmë shokun e mikun
Nga Jugu në Veri
Nga Lindja n’ Perëndim
Ku pulson Gjaku ynë
Shtrojmë sofrën e miqësisë
Nderohet Drita e Dturisë.

Lashtësinë dhe urtësinë
E rrënjëve kam marrë.
Dhe zjarrin në damar
Të djeshmen e prindërve
Të sotmen e fëmijëve
Në udhën e gjatë.
Të Kombit të lashtë.

Nderimin e parë
Kush tokën me gjak
E njomi e ndriti
Në ballë plumbin priti.

Të dytin nderim
Kush me gji i rriti
Dëshmorin e Hero.
Shkelsit: Ndalo!
Me gjoks e priti
Ballin Shqipes ia ndriti!

Do nderoj
Të ndriturat mëndje
Që me urtësi
E largpamësi
Udhëhoqën Kombin
Forcuan të dobtin.

Me përulësi
Dhe fjalën e zjarrtë
Kush hodhi në kartë.
Sytë ia hapi
Dritën përhapi
Tek Kombi ynë.

Para djersës me nderim
Të popullit tim
Jetën dhe në shkëmb
Diti dhe e ngriti
Lartësitë arriti!

Tetor 2020
E botuar tek
përmbledhje me poezi
“MË THËRRASIN GURËT”