.
E nëse toka s’na mban mbi vete,
s’e duron ndotjen e dhunimin,
ku ta kërkojmë mbrojtjen hyjnore,
si t’ia kërkojmë Zotit shpëtimin?!
E nëse qielli s’na bëhet mburojë,
me kaltërsi s’e ndriçon jetën,
nuk e duron smogun,tymnajat,
cila mburojë do marë stafetën?!
E nëse dielli më s’do falë rreze,
siç na ka falur mijëra vite,
ia shfrytëzuam,vodhëm pa nda,
nuk do ta kemi burim drite.
E nëse detet e lumenjtë,
që na freskuan gjithë bujari,
në katastrofë do na kthejnë jetën,
se nuk treguam mirësi.
E nëse kodrat,malet gjigandë,
do të rrëshqasin tatëpjetë,
do na e kthejnë mizorinë,
kur pyjet magjikë i lamë shkretë.
Nuk do ketë rrënjë kjo tokë e lashtë,
që ta mbajnë të fortë,solide,
mushkëritë e jetës i dogjëm,premë,
jetës vetë ia bëmë me hile.
Ia bëmë me hile vetë vetes,
brezave ,filizave të jetës sonë,
nuk i vlerësuam dhuratat e natyrës,
për ndihmë tash është vonë…
