FLUTURAT
—————–
Sa më dhimbsen fluturat në mbrëmje,
Dritës së qirinjve u rrotullohen pranë,
Duke i vështruar ashtu me vëmendje,
Si një enigmë e çuditshme më ngjanë.
Dritës së qirinjve u rrotullohen pranë,
Duke i vështruar ashtu me vëmendje,
Si një enigmë e çuditshme më ngjanë.
Lojë e rrezikëshme është, që të luash,
Edhe pse, mund të digjen në fluturim,
S’është joshëse, që vdekjen të shikosh,
Por rrotullohen, drejt dritës gjithë gëzim.
Nuk i tremben as vdekjes përvëluese,
Si të shkonin drejt saj, vetë me dëshirë,
Drita e qiririt , s’ju duket aspak verbuese,
E verbërt, ju duket jeta, nëpër errësirë.
Por fluturat mahniten nga burimi i dritës
Dhe prandaj i gëzohen, duke u rrotulluar,
Luajnë me vdekjen, pa ju trembur frikës
Si heroinat, që digjen jetën duke flijuar,
Më dhimbsen këto flutura në mbrëmje,
Digjen në flakët e qiririt, duke vallëzuar,
E çuditëshme, më ka mbetur në mëndje,
Edhe pse digjen, me jetën janë dashuruar.
Digjen në flakët e qiririt, duke vallëzuar,
E çuditëshme, më ka mbetur në mëndje,
Edhe pse digjen, me jetën janë dashuruar.
