“Një nga një e që të tërë …”

“Një nga një e që të tërë do të venë te guri me verë”…

Iku Vucic

Pas Orbanit,Vucic.Rradha…

“Një nga një e që të tërë do të venë te guri me verë”.

Kjo është një thënie mjaft e njohur popullore e jugut të Shqipërisë, e cila mbart një filozofi të thellë mbi kohën, rënien e pashmangshme të pushtetit dhe faktin se asgjë nuk është e përhershme.

1.

Edhe autokratët më të fuqishëm, që duken të paprekshëm gjatë kohës që sundojnë, përfundimisht përballen me një nga dy gjërat:

Rënien nga pushteti përmes proceseve historike, zgjedhjeve apo revoltës popullore.

Llogarinë e kohës dhe historisë, sepse koha nuk fal askënd.

2

Pushteti, paratë dhe kontrolli politik janë të përkohshme. Në fund të fundit, çdo udhëheqës sado i fuqishëm apo autoritar të ketë qenë merr të njëjtin përfundim si çdo njeri tjetër. Historia i vendos të gjithë para të njëjtit “gur”.

3.

Populli shpesh përdor shprehje të tilla si një formë ngushëllimi dhe optimizmi moral: për të kujtuar se edhe kur pushteti duket absolut sot, ciklet politike dhe historike e bëjnë të vetën.

Në politikë dhe histori, rënia e figurave autoritare shpesh shërben si kujtesë për të gjithë pushtetarët e tjerë se asnjë regjim apo autokrat nuk është imun ndaj kohës dhe vullnetit të njerëzve.