Fatet… Musa Dushica

Fatet…

A është gjithëkush pre e vuajtjeve të tija,
Apo ti gjithëmonë fatin të tillë pate…
A thua jam unë pre e vuajtjeve të mija,
Apo thjesht shërbëtor i shkëlqësisë sate…!?

Mendimet vërdallë vijnë, nga ora në orë,
Sa herë ulur jam e menduar me orë të gjata,
A thua kush mbi fatin e kujt po vinte dorë,
E po digjej si zjarri bërë me drurë të thata.

A thua vetë jeta për prova qenka bërë…
Dhe gjithë peshqit zihen njësoj në një tigan
Apo gjithë njerëzit e botës halle plotë të tërë !
Dhe nga halli, si ujqit njëri – tjetrin hanë ?!

A thua veç poetët pyesin kështu së
koti,
Nga hallet e jetës, të gjithë janë të krisur !
A u ndryshua klima, e po nxehet moti…
Apo bota sillet kot ashtu vërdallë,
që një ditë n’humnerë, të jetë katandisur !

A thua çdo gjë, është bërë mirë me mend,
Dhe janë rregulla të lojës, caktuar tjetër kund…
Se të gjitha gjërat me kohën bien në vend,
Dhe se ëmbëlsira do pritet,
më në fund !

Musa Dushica
05 Nëntor 2021