Sa e gjatë kjo agoni-Vlora Rexhaj Morina

Vlora Rexhaj Morina



Nuk mund ta shty më këtë mur
Muri dhe unë kafshojmë
Dhëmbë më dhëmbë

Kafshërisht
Çmendurisht
Burrërisht

Dielli varë vetullat n’horizont
Para syve shfaqet arena jonë
E kuqe si gjaku

Kthehem prapë
Muri ofshanë
E unë bi në gjunjë

Ai ngre kthetrat në qiell
Unë mbahem për tokë

Oh..
Sa e gjatë kjo agoni
Sa një shekull
Sa një milenium

Poshtë qiellit
Shiu ujëvarë

Muri u rrit
U bë kala

Sa as syri nuk e matë ma.

27 tetor 2020