Dita e të shumtëve-Blerta Basha

Blerta Basha

DITA E TË SHUMTËVE

Për ne që vazhdojmë jetojmë,
E shënuar është kjo ditë,
Njerëzit e ikur me mall i kujtojmë,
Lotë në sy dhe vetëm mall në shpirt.

Dhimbja për njerëzit tanë të dashur,
Qenka e pafund dhe e pamasë,
Lutemi për ta edhe të heshtur,
Edhe pse ndodhen atje, në parajsë.

Jetët pafund nuk mund t’i zgjasim,
Një ditë do të bëhemi pluhur e dhe,
Kështu e kemi të shënuar fatin,
Lutu për ta, ata luten për ne.

Ata që ikën, vërtet i mbaruan hallet,
Në mbretërinë e Hadit vetëm errësirë,
Këtu në tokë, vuajtja me ne përballet,
Edhe pse gjithmonë themi, mirë.

Për ju, njerëzit e paharruar të mi,
Po lutem me lot dhe me këto vargje,
Vuan për ju edhe e shenjta dashuri,
Kur pëshpëris, Pushofshi ju në paqe!

Paros .1 Nëntor 2026