Flokët bijen valë-valë
Të derdhën mbi sup,
Dukesh shtojzovallë
S’më dukesh si çupë.
Lulet në dorë mbanë
Xixa sytë lëshojnë,
Tek unë xixat ranë
Dhe po më verbojnë.
Të shoh mirë s’më le
Pak menduar po rri,
S’të kuptoj kush je
Mos vallë je xhindi.?
Si një ëndërr mbeti
Që s’harrohet dot,
Moj hënës bregdeti
Paske dal ti sot.
Kur dole s’të pashë
Mos zbrite nga retë, ?
S’më dukesh si vashë
Por ëngjëll vërtetë.
Nuk mundem ta di,
Pse s’ma thua pak,?
Sipas syvet të mi
Ke zbrit në Divjakë.
Sepse mirë e njoh
Atë rrugë me pisha.
Zemra ç’ma bën oh,
Se në shpirt e kisha.
Të ndoqa kur shkove,
Rrugës për te stani,
Vajzë ç’më ngatërrove
Qënke bijë çobani.
Me lulet tek dora
Por ti nuk ke faj,
Faqet bardhë si bora,
Dukesh vajzë pashai.
Kokën mbrapa ktheve,
Nga larg më buzëqesh,
Por ti s’më gënjeve,
Ah, moj çobaneshë.!
