Albert Zholi-Kur egzistojnë dëshira dhe vullneti , gjithmonë gjendet rruga drejtë suksesit-Olimbi Dafa

Albert Zholi

Kur egzistojnë dëshira dhe vullneti , gjithmonë gjendet rruga drejtë suksesit .

Është kënaqësi që të shkruash për figurën e këtij zëri të fuqishëm dhe të njohur Albert Zholit , i cili me vlerat , pozivitetin që ka cfaqur në rrugën e tij plot dritë të artit të bukur të suksesshëm si poet , shkrimtar , publicist , redaktori , ka fituar respektin dhe dashurinë e të gjithëve dhe e ka ngritur veten e tij mbi elitën e inteligjencës .

Albert Zholi shkrimtar-publicist , studiues, poet. Autor i 36 librave …

Ka zhvilluar mbi 5900 intervista me personalitete të letërsisë, artit, shkencës, kulturës. politikës biznesit, muzikës.

Ka bashkëpunuar me 33 gazeta dhe revista brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka redaktuar 302 libra artistik, publicistik, tregime dhe me poezi Në vitin 1995 ishte inisiator dhe Kryetari parë i Shoqatës së parë shqiptare “ Vllazërimi” në Athinë , mik i arvanitasit të shquar Aristill Kola ne shtëpinë botuese të të cilit “Thamires “ ka botuar librin e parë “ Ikja e madhe” të ribotuar 4 herë.

Alberti ka lindur në vitin -ne ….‘shkallën fillore e ka kthyer në ..,.,, Shkollën el’arte në degën.Fakultetin .Rrjedh nga një familje inteligjente , që i kanë ushqyer dashurinë për librin.

Sa bukur dhe me madhështi ,origjinalitet, dhimshuri , dashuri ikjen e emigrantëve në emigracion e keni zbërthyer me detaje , sepse keni qenë dëshmimtare i situatave të krijuara ku vdisnin rrugëve , ose që mbijetonin pa ju njohur dinjitetin e as të drejtat sa dhe janë rrahur e grabitur nga trafikantë të paskrupullt që i kapin , i shesi ,i shfrytëzojnë pa aritur qëllimin e tyre . Ikjen eemigrantëve në emigracion dhe përpjekjet e tyre në emigracion, këmbëngulëse, të vendosura, të papërkulura,para cdo stuhije i keni bërë balle me aq përkushtim sa piksynimi që i vut vehtes së bashku me të tjerët në depërtimin e këtyre ngjarjeve që u krijuan , ja arritët me sukses, sepse në gjakun tuaj valonte ndjenja e patriotizmit, humanizmit . Nuk ka qenë e lehtë të krijoje një Shoqatë Vllazërimi në Athinë kur ende nuk ishte krijuar legalizimi . Kushtet kanë qenë të vështira Vlerat tuaja qenë të mëdha Më pëlqejnë njerëzit që dinë të kapërcejnë vështirësit që ndershem në jetë , sepse vetëm njerëzit me vlera dinë ta bëjnë këtë edhe pse rriten vështirësit .Lëvizja kombëtare ja si shprehet:

Albert Zholi, sekretari ynë mbeti patriot i madh me vlera të pazvendësueshme . Rrofte Shqipëria !

Andon Fundo Histori rrëqethëse!

Të lumtë Zholi, hero !

Xhemal Marku : Albert Zholi shkruajti në librin “Ikja e madhe ” historinë e gjakut të munguar shqiptar që mori rrugën e emigracionit Vlerësime për Albert Zholin nga figura të shquara janë të panumërta dhe nuk mund të shkruhen vetëm me një faqe fb . Ai është krijues aktivdhe më i gjithanshëm në krijimtarinë e tij të pasur e tejet të begatshme .Krijues dimensional .

  • Letër e Ismailit dhe Elena Kadare dërguar autorit nga Parisi, pas leximit të librit të tij “Ikja e madhe”:Ne duam t’ju urojmë për këtë punë të mrekullueshme që keni bërë, lidhur me ikjen jetën dhe peripecitë e panumërta të emigrantëve tanë në Greqi . Bravo , me të vërtetë bravo! Libri është shkruar me kulturë , me mjeshtri artistike , me një stil të gjallë , me gjuhë të rrjedhshme dhe mbi të gjitha me ndjeshmëri të rallë .
  • Ju përshëndesim Ismaili dhe Elena Kadare.
  • Albert Zholi është një shkrimtar dhe gazetar vizionar me një intuitë mbresëlënëse.Ai është kudo ku ka aktivitete, ku ka aktor, poet, shkrimtar,promovime , redaktime,, përkujtime,regjizor, art , kulturë dhe i pasqyron ato me nivel të lartë dhe pa asnjë shpërblim , i thjeshtë , i dashur, komunikues real në të shkuar dhe i saktë në komunikim .Krenohemi që e kemi mik dhe i jemi mirënjohës .

Margarita Xhepa .”Nderi i Kombit”

  • Albert Zholi mbetet gazetari më aktiv për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.Libri i tij ” Ikja e madhe”është një kontribut i madhë për emigrantët të pa parashikuar në vitet 1990

Aristil Kola , Kryetar i Shoqatës për Arvanitasve Athinë .

Alberti është një nga ata shkrimtarë dhe publicistë që mendòhet shumë kur shkruan dhe lë gjurmë në shkrimet e tij . Mbi të gjitha është një krijues patriot i madh, activist i shkëlqyer ndër të rrallët në Shqipëri që ka lartësuar emrin e emigrantëve në Greqi për më se 7vjet.

Luftar Paja Artist – Popullit

Krijimtaria e Albertit është mbresëlënëse. Pena e tij është e kujdesshme Figurat e personazheve në librin e tij i ka gdhendur me vërtetësi, thjeshtësi , realizëm dhe me dashuri .Reshat Arbana “ Nderi i Kombit”

Albert Zholi edhe kur të bënë analiza , edhe kur zhvillon intervista, i bënë në mënyrë poetike . Xhevair Spahiu .Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur vallëzon . Ai futet në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët .

Dritëro Agolli .

Alberti shkruan me kulturë , me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhshme dhe mbi të gjitha me një ndjeshmëri të rallë

Naun Prifti

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti ! I lexova menjëherë me kurreshtje koleg skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të pa pritur. Tregimet- skicat Kanë shumë prej tyre një frymë fisnike të një hirinte saj me penë të hollë në dorë …Përgëzimet më të mira ! Agim Shehu.dhe Jorgo Papingji poet shprehën : Alberti është gazetar seriozitet e i përpiktë , nuk luan apo tjetërson mendimin. Nuk bën lajme për buje por mbi të vërtetën. Miqt e mi e cmojnë për sinqeritetin dhe vërtetësin e shkrimeve të tij. Ai flet pak me fjalë, por shumë me penë. Tek thjeshtësia gjen virtytin Pra është një kënaqësi e madhe për Bertin kur dëgjon të shkruhet me kaq dashuri , kur e vlerësojnë dhe zbërthen me detaje punën dhe vlerat e këtij njeriu të thjeshtë , figurën e e tij të ndritur që shkëlqen në cdo kohë .Në të gjitha libraritë e Tiranës, Greqi dhe Itali doli libri 26-të me titull “Historia dhe madhështia e Polifonisë Shqiptare” me parathënie të Prof. Ago Nezha. “Kënga labe është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes kombëtare shqiptare. Dhe kjo është e kuptueshme. Ajo është këngë e fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila, për gati njëqind vjet është faktor kryesor kombëtar, që e lëviz historinë shqiptare të Labërisë, që është bërë thelbi i ekzistencës shqiptare”- Profesor Rexhep Qosja. Në të do gjeni mendime nga Akademikët Eqerem Çabej, Ramadan Sokoli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Dritëro Agolli si dhe shumë profesorë të fushës të intervistuar ndër vite .. Vërtet do befasoheni nga thëniet Urime të përzemërta Bert. Tu shtofshin vlerësimet se i meriton me punën tënde frutdhënëse, voluminoze, të palodhur. Të këndofte pena si gjithmonë mjeshtër. Cdo e mirë për ju.

Dhimiter Gjoka korifejve të letrave apo muzikolgët më të shquar. Ndërsa jeta e këngëtarëve do ju sjellë shumë të reja. Polifonia është dhe mbetet tërësisht shqiptare! Falënderoj deputetin atdhetar Vullnet Sinaj që mundësoi .Urime autorit Albert Zholi, mjeshtrit të penës, po dhe qëndrestarit patriot!

Një libër tejet i rëndësishëm, sidomos për këtë kohë ku shumë nga vlerat tona identitare e kombëtare po humbasin e po grabiten përdhunshën…Feti Zeneli .Vlerë e shtuar për njohjen e librit të shkrimtarit Aibert Zholi për të të shtyrë për të njohur më thellë Polifoninë Labe në gjithë sa shkruhet e citohet në libër për këtë mrekulli!Agim Janina botimin e këtij libri. Flm .Vlerë e shtuar për njohjen e librit të shkrimtarit Aibert Zholi për të të shtyrë për të njohur më thellë Polifoninë Labe në gjithë sa shkruhet e citohet në libër për këtë mrekulli! Agim Janina.

Fuat Memelli . Urimet më të mira Albert! Jam i sigurt se e ke qëndisur bukur, si çdo libër që ka emrin tënd. Shumë urime dhe Suksese të tjera pa fund.Albert Zholi

Tomor Kotorri i MUNGONTE TREGUT TË LIBRIT NDAJ E PUNUAM PËR 4 VJET Të lumtë atdhetar dhe shkrimtar me ide të theksuara shqiptare Albert Zholi. Lëvizja Kombëtare. Ky libër duhet sot më tepër se kurrë kur po diskutohet se prejardhja vjen nga kori Bizantin apo Kreta. Vepër shqiptare! Vjen tamam në kohë. Edhe këngën më të bukur tonën duan ta tjetërsojnë. Të lumtë i madhi shkrimtar atdhetar ZHOLI Të lumtë A. Bundo … Urime dhe suksese Redaksisë të Gazetës ” Kushtrim Brezash ” dhe K/Redaktorit z. Albert Xholi në misionin fisnik e human të mbrojtjes së idealeve të LANC-it e simboleve të saj , të përkujtimit të datave e ngjarjeve madhore historike si dhe nderimit të veprës dhe gjakut të dëshmorëve të Atdheut dhe transmetimin e këtyre vlerave ndër breza e gjenerata …!

… Mirënjohje punës tuaj të palodhur me shpirt të paepur duke shpalosur integritet të spikatur si dhe vlera të rralla njerëzore dhe atdhetare … ! Gazeta më e dashur për mijëra veterane dhe pasardhës veterane të Shqipërisë !

Dinjitoze .e thjeshtë e drejtpërdrejtë!Vlersimi shkon për kryetëdaktorin dhe stafin e gazetës “Kushtrim Brezash “.

E djeshmja transentohet te brezat e sotëm.dhe të ardhshëm. Flm Albert Zholi!

Agron Guri Tela Berti është kujtesë e ngjallur, e grumbulluar, shkruar dhe ruajtur për të gjithë Shqipërinë. Shumë e dashur gazeta Kushtrim brezash ,jo vetëm për veteranët. Atje ka material për tu ndjekur nga cdo moshë.

Merita është e stafit të gazetës dhe e kryeredaktorit Albert Zholi. Njerëzit kontribues gjithë jetën. Prandaj meriton të nderohet, aq më mirë kur nderohet nga Përmeti, një popull simbol mirësie, dhe qytetarie. E gëzofsh vlerësimin e qytetarëve më të mirë të kësaj bote. Dashuria për ju Albert është një faqe libri e gërmëzuar që i shton edhe dëshirë për të lexuar se ju dini si ta shkruani , si ta dhuroni .Dini si të hapni portën e shpirtit të ndjeshëm. Një intelektual si ju nuk është thjeshtë një magazinë dijesh , por dhe një gjenerator vlerash Ju hyni në psikologjinë e personazheve me një seriozitet dhe dëshirë dhe nxier i specifikën e cdo personazhi , duke e zbërthyer me detaje .

  • Veprimtaria publicistiko – letrare e Albert Zholit

-1990- Bashkë puntor i revistës “Hosteni”, , “ Saranda “ Joni-1993- 2007- Bashkpuntor i gazetës Drita 1993-200

  • Vlerësimet nga istitucione përkatëse . Bashepuntor i gazetës “ Drita “

-1993-2009 – Bashkëpunëtor i gazetës”Intervista “(2002 dhe” Intervista e Emigrantit ) -1994 Bashekpunim i gazetës “Java” “, “Pasqyra “ Laberia” Egnatia( Greqi ) -1997-Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi “( Greqi ) -1999.2001.

Bashkëpuntor i gazetës “Shekulli “. -!2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar””( Mujore e pavarur ) -2002–2013. – opinionist për problemet e e Emigracionit në gazetat “Pasqyra “Ballkan , Dita ,Ekonomia ,Sot, Koha jonë, Shekulli , Tirana Observer , Ndryshe, Republika,, Telegraf 2001-2011 . Bashkëpunime i Radio Tiranës ‘në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit 2004- drejtor i menaxhimit i spektaklit .I vetmi që ka një vlerësim si qytetar nderi në tre qytete .: Përmet, Vlorë ,….. nga të cilat gëzon një vlerësim të denjë dhe një respekt , dashuri të merituar . .

Vlerësime të tjera të rëndësishme dhe të merituara për këtë gjigand të kombit tonë :

-Personalitet i Shquar i Shoqatës “Polifonia Shqiptate “2010

-Personalitet i Shquar i Labërisë nga shoqata Laberia ” Nderi i Kombit” 2016.

  • Titullin Ambasador i Paqes 2018
  • Qytetar nderi i Tepelenës-2019.
  • Gazetar i vitit i kulturës nga Instituti “Cinemania “Mania E Kinemas -2019.
  • Nderi i Shoqatës Përmeti

-2020.

  • Gazetar i Vitit iKulturës nga shoqata ” Jehona Shqiptare”2020.
  • Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë gusht 2021 .
  • 20Mard 2022- Set Shoqata Kulturore Artistike Mbarëshqitare “Jehona Shqiptare” me presidente “Nderi i Kombit Margarita Xhepa dhe Kryetare zonj. Mira Korance pas një bashkëpunimi12 vjecar në aktivitete të ndryshme Kulturore Artistike si dhe për Mbështetjen e poetëve të rinj
  • Titulli : Nderi

Botimet:

1-Ikja e madhe(Çublicistike)

2-Vite emigrazioni-tregime.

3-Endrrat e mërgimit-publicistik.

4-Kush e “vrau “ Amerikën -publicistike.

5-Vajza misterioze -tregime.

6-Yjet në Folk Univers-publicistike letrare.

7-Iraku midis Babilonisë dhe gyteterimit-(publicistike).

8-Hirët e një biondine-tregime

9-I fundit i komunizmit utopia – publicistike.

10-Me zemër pranë Shqipërisë-publicistike.

11-Luftar Paja, altro i madh komik- Monografi.

12- Sekretet e ish gazetarevere te gazetarëve të RTSH- vëllimi i parë.

13-Kush e vrau dashurinë-roman .

14-sekretet e ish gazetarëve të RTSH – vëllimi i dytë

15-Kico Mustaqi Ministeri i Mbrojtjes midise dy sistem even -monografi

16-Mesazhe dashurie( publicistiko – letrar)

18–Puthje dashurie(publicistiko letrar)

19-Një ditë për dashurinë ( publicistiko – letrar).

20-Hase Manaj ,në udhët e jetës-Monografi

21-Reshat Arbana”Artist i Popullit”- Monografi.

22-Anita Bitri-Një meteor në në qiellin e këngës Shqiptare-Monografi.

23- “Dashuri pa kushte”tregime- 2021.

24a-Toto Bojdani partizani që mori në dorëzim Radio Tiranën në nëntor 1944- Bashkëautor Sulejman Basha-Monografi-2023

25-Llazar Angjeli në labirintet e jetës-2024- Monpgrafi.

26-Historia dhe madheshtia e Polifonisë Shqiptare/2025 ..,.,,,,,,,

Në librat ku keni trajtuar temën e dashurisë , dalloheni për fjalën e bukur dhe të zgjedhur me shumë kujdes. Dashuria juaj flet me sytë e shpirtit , me fjalët e zjarrit a të zemrës. Unë e ndjej në vargjet e tua që pulesojnë. Fjalët tuaja për dashurinë janë aq të bukura , sa lëshojnë aromë Në tregimet e tua ka muzikalitet. Gjuha e folur shumë e fuqishme . Menu lluksoze e shpirtit , zbut shpirtin e ledhaton atë , ajo e ndjen muzikën , sepse është ushqim i atij shpirti .

Cdo tregim janë një buzëqeshje e bukur ku tregoni në temën e dashurisë .se ajo lind në zemër dhe jeton në mendje Fjala juaj ngrohë vargunLulja më e bukur, nuk është ajo që i dhurojmë të dashurit por ajo që të lind në shpirt. Për dashurinë bukur bukur e keni thënë se është celësi që hap cdo derë të mbyllur.

Aty ku është dashuria , aty është jeta. Të dashurosh do të thotë të duash një njeri më shumë se veten. Të duash është gjë e bukur, të të duan është mrekulli.

E qeshura është lulja më e bukur që shpërthenë menjëherë Ajo është gjuha e vetme që e kuptojnë të gjithë pa përkthim Forca e madhe e dashurisë pikërisht aty e ka folenë në rrënjët e lotit Jeni inteligjent me imagjinatë të bukur.Shkrepëtima e vetëtimës në sytë e të dashuruarve nuk vret,ajo cel një lule shpirti. Në paqe janë rrufetë e bubullimat kur vjen ajo, ose ai.

Jeni një meteor

Tregimet e tua dallohen nga shprehja e sinqeritetit freskia e ndjenjës, thjeshtësia e shprehjes. Ka derdhje të bukur artistike Rrëfimi konciz dhe i gjallë ,konkret dhe mjaft shprehës , Ju i vështroni gjërat me thellësi letrare .Fjalët tuaja kanë shpirt, ndjejnë , pulesojnë të buzëqeshin

I keni dhënë krah,se fjalët janë urim, hidhërim , mallkim , dashuri, përmbledhin një jetë të tërë . Ju keni rritur përgjegjësi e jeni pjekur si poet

Jeni një kontribut i çmuar i kulturës tonë . Urime të përzemërta Bert. Tu shtofshin vlerësimet se i meriton me punën tuaj frutdhënëse, voluminoze, të palodhur. Të këndofte pena si gjithmonë mjeshtër. Respekte për punën dhe përkushtimin tuaj në pronovimin e vlerave kulturore ,historike, turistike të trevës së Përmetit z Tomor Kotorri -Përmet për A. Zholin e mirë për ju.

Dhimiter Gjoka.Ky është shkrimtari , publicistik , atdhetari, patrioti që gëzon respektin dhe dashurinë e të gjithëve dhe që i ka lënë vend vehtes për ta nderuar dhe respektuar . Kjo është figura model e njeriut të kohës sonë shpirt diell , që punon me përkushtim , përqendrim , dashuri devotshmëri për kombin e tij duke nxjerrë vlerat më shumë pozivitet ,ndaj figurë me emër do ti ngelet për jetë !

Nuk mund të bëhesh ai që dëshiron, nëse mbetesh ai që je .

Bravo për mendjen e bukur që ke, për dritën e shkëlqimit që derdh mbi ne

Ndaj krenohu për mendjen që ke.Respekt për atë që je .