Ruajtja e Trashëgimisë: Veshja Tradicionale si Shtylla e Identitetit Shqiptar

Kultura dhe tradita jonë kanë një histori të lashtë dhe të pasur, të cilën kemi detyrim ta ruajmë dhe t’ua përcjellim brezave që vijnë. Kur flasim për identitetin tonë, ky lloj stili apo veshjeje që shohim sot thjesht nuk është i joni dhe nuk ka asnjë lidhje me rrënjët tona autentike.
Ne kemi veshjet tona të mrekullueshme tradicionale, të cilat mbartin me vete elegancën, finesën dhe dinjitetin e gruas shqiptare në shekuj. Ato janë arti dhe pasuria jonë e vërtetë, jo modelet e huazuara nga kultura të huaja që nuk na përkasin. Zakonet tona na mësojnë të jemi vetvetja, të krenohemi me atë që na lanë të parët dhe ta ruajmë me xhelozi këtë trashëgimi, sepse një popull që humb identitetin dhe veshjen e tij, rrezikon të humbë edhe veten.
Çdo komb identifikohet përmes zakoneve dhe kulturës që mbart. Nëse kthejmë kokën pas, e shohim qartë se kjo lloj veshjeje nuk buron nga tradita jonë dhe nuk pasqyron mënyrën tonë të jetesës. Ne jemi rritur me një tjetër frymë dhe me një tjetër trashëgimi kulturore. Mjafton të shohësh veshjet tona tradicionale – ato janë plot dritë, motive unike dhe një dinjitet që flet vetë, pa pasur nevojë për ndikime të jashtme.
Ruajtja e zakoneve tona të pastra është ajo që na mban të bashkuar dhe na jep vlerë si shoqëri. Prandaj, besoj se detyra jonë është të kultivojmë dhe të vlerësojmë atë që është autoktone e jona, duke mos lejuar që kultura jonë e bukur të zbehet nga trende apo rryma që nuk kanë qenë kurrë pjesë e historisë sonë.
Xheva Salihaj
St.Pölten