Shkolla 9-Vjeçare “Ramazan Subashi” Marikaj,110 Vjet histori-Nga Lije Subashi-Drejtoreshë e Shkollës

Nga Lije Subashi- Drejtoreshë e Shkollës

Nga nisma arsimdashëse e vitit 1916- të tradita e konsoliduar e dijes dhe e formimit qytetar. Një institucion arsimor si dëshmi e zhvillimit historik, kulturor dhe shoqëror të komunitetit të Marikajt.

1. Hapja e shkollës më 1916 – një ngjarje me rëndësi në historinë e komunitetit Më 10 tetor 2026, shkolla 9-vjeçare “RamazanSubashi” në Marikaj përkujtoi 110-vjetorin e hapjes së shkollës së pare në këtë vendbanim, duke rikthyer në vëmendjen e komunitetit një ngjarje me rëndësi të vacantë për historinë arsimore, kulturore dhe shoqërore të zonës. Hapja e shkollës më 10 tetor 1916 shënon një moment domethënës në rrugëtimin arsimor të Marikajt.

Ajoishte shprehje e një vetëdijeje të hershme për rëndësinë e dijes dhe të shkollimit, si dhe e dëshirës për t’u krijuar brezave të rinj mundësimë të mira formimi e përparimi. Kjo nismë lidhet me emrin e Ramazan Subashit, bashkëfshatarit vizionar, i cilin dërmori hapin e pare për krijimin e një institucioni arsimor në shërbim të fëmijëve dhe të brezave që do të vinin. Kjo nismë mer rnjë vlerë edhe më të madhe po të gjykohet në kontekstin historik të kohës. Në vitin 1916, vendi n ndo dhej në rrethana të vështira politike dhe shoqërore, ndërsa mundësitë për arsimim në zonat rurale ishin të kufizuara. Në këto kushte, mësimi nisi në një mjedis të thjeshtë, në një kasolle, larg kushteve që kërkonte një institucion i mirëfilltë arsimor. Por rëndësia e kësaj ngjarjeje nuk matet me thjeshtësinë e mjedisit ku nisi mësimi. Ajo qëndron te madhështia e idesë: t’u hapej fëmijëve rruga drejt dijes, t’u jepej mundësia të mësonin dhe të ndërtohej një e ardhme më e mire për komunitetin.

Në këtë kuptim, hapja e shkollës nuk ishte vetëm krijimi i një institucioni arsimor, por një akt me rëndësi shoqërore e kulturore, një investim afatgjatë në formimin intelektual dhe qytetar të brezave. Drejtuesi i parë i saj ishte Xheladin Hamid Subashi, i cili luajti njërol të rëndësishëm në organizimin dhe funksionimin e institucionit gjatë viteve të para. Pas tij, këtë mision e morën përsipër breza të tjerë mësuesish dhe drejtuesish, të cilët, përmes punës dhe përkushtimit të tyre, ndërtuan gradualisht një traditë të qëndrueshme arsimore. Kështu, nga një nismë e lindur në kushte të thjeshta, shkolla e Marikajt nisi një rrugëtim që do të zgjaste më shumë se një shekull, duke u shndërruar në një nga institucionet më të rëndësishme të jetës së komunitetit.

2. Shkolla si faktor i zhvillimit shoqëror dhe kulturor. Gjatë 110 viteve të ekzistencës sësaj, shkolla e Marikajt ka qenë shumë më tepër se sa një institucion ku janë zhvilluar proceset mësimore. Ajo ka shërbyer si një vatër e dijes, e edukimit dhe e formimit qytetar, duke ndikuar në zhvillimin intelektual, kulturor dhe shoqëror të komunitetit. Rëndësia historike e një shkolle nuk përcaktohet vetëm nga numri i nxënësve që kanë kaluar në bankat e saj apo nga kohëzgjatja e veprimtarisë. Ajo vlerësohet, mbi të gjitha, nga gjurmët që ka lenë në jetën e njerëzve, nga mundësitë që u ka krijuar brezave dhe nga ndikimi që ka ushtruar në për parimin e shoqërisë. Nga bankat e shkollës së Marikajt kanë dale breza të tërë nxënësish, shumë prej të cilëve kanë vijuar studimet dhe janë formuar si mësues, intelektualë e profesionistë në fusha të ndryshme të jetës. Kontributi i tyre në arsim, inxhinieri, ekonomi, mjekësi dhe sektorë të tjerë dëshmon rolin e shkollës në përgatitjen e kapitalit njerëzor dhe në zgjerimin e horizonteve profesionale të komunitetit. Kjo vazhdimësi është shprehje e një tradite arsimdashëse, e ndërtuar ndër vite dhe e përcjellë nga brezi ne brez. Ajo kandikuar në rritjen e vlerësimit për dijen, në forcimin e aspiratave për shkollim dhe në kuptimin e arsimit si një nga rrugët kryesore të emancipimit dhe të përparimi shoqëror. Tregues domethënës të kësaj trashëgimie janë edhe arritjet profesionale dhe akademike të ish-drejtuesve e mësuesve të shkollës. Sipas të dhënave të institucionit, nëntë prej tyre janë nderuar me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa trembëdhjetë kanë fituar grada shkencore. Këto vlerësime përbëjnë dëshmi të përgatitjes profesionale, të përkushtimit dhe të nivelit intelektual të njerëzve që kanë kontribuar në jetën arsimore të Marikajt. Ato tregojnë se ndikimi i një shkolle nuk mbetet i kufizuar brenda mureve të saj, por shtrihet përtej tyre, në institucione, në jetën publike dhe në zhvillimin e shoqërisë.

3. Trashëgimia pedagogjike dhe kontributi i brezave të mësuesve Historia e një shkolle është, në thelb, historia e njerëzve që e kanë mbajtur gjallë atë. Ndërtesat mund të ndryshojnë, kushtet mund të përmirësohen dhe programet mësimore mund të pësojnë transformime, por misioni themelor i shkollës mbetet i lidhur me figurën e mësuesit. Në historinë 110-vjeçare të shkollës së Marikajt, mësuesit kanë qenë bartësi kryesorë të këtij misioni. Me përkushtimin profesional, përgjegjësinë qytetare dhe dashurinë për nxënësit, ata kanë përballuar vështirësitë e kohëve të ndryshme, kanë përcjellë dijen dhe kanë ndikuar në formiminin telektual e njerëzor të brezave. Në veprimtarinë përkujtimore të 110-vjetorit u vu në pah kontributi i disa prej mësuesve që kanë lënë gjurmë në historinë e institucionit, ndër të cilët disa prej tyre morën pjesë në ceremini disa tëdhe morën pjesë në këtë ceremoni. Xheladin Hamid Subashi, Xheladin Shaqir Subashi, Seit Daja, Ahmet Bylyku, Hamza Subashi, Hysen Subashi, Lije Subashi, Hysni Bylyku, Lavdrim Mihaj, Shpresa Sula, Fiqiri Subashi etj. i dhanë kuptim kësaj feste nipër e mbesa të Ramazan Subashit si Agimi, Ylli, Fatimja e Suzana. Ata u emocionuan duke pëcjellë emocione edhe tek të pranishmit. Përmendja dhe vlerësimi i këtyre emrave nukështë thjesht një përkujtim ceremonial. Është një aktmirënjohjeje nda jnjerëzve që i kushtuan një pjesë të rëndësishme të jetës edukimit të brezave dhe njëkohësisht një përpjekje për të ruajtur kujtesën pedagogjike të shkollës. Pas çdo brezi nxënësish që ka dale nga kjo shkoll qëndron puna e një mësuesi, një këshillë, një përpjekje dhe një sakrificë që shpesh nuk është dokumentuar, por që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e njerëzve. Një vlerësim i veçantë iu kushtua edhe ish-nxënësve, të cilët, pas përfundimit të shkollimit, kanëvijuar të mbështesininstitucionin dhe zhvillimin e komunitetit. Ndër ta u përmendën Shyqyri Subashi, Islam Subashi, Sherif Subashi, Hajdar Kuçi, Hasan Bylyku dhe Idriz Bylyku, Haxhi Kodra, Abdulla Subashi , Roland Subashi, Anisa Subashi etj. Kontributi i tyre dëshmon se lidhja ndërmjet shkollës dhe ish-nxënësve nuk përfundon me largimin nga bankat e saj. Përkundrazi, ajo mund të shndërrohet në një marrëdhënie të qëndrueshme mirënjohjeje, bashkëpunimi dhe përgjegjësie qytetare. Kjo është një nga vlerat më të bukura të një institucioni arsimor: të krijojë jo vetëm njohuri, por edhe ndjenjën e përkatësisë dhe të përgjegjësisë nda jvendit ku njeriu është formuar.

4. Kujtesa institucional edhe muzeu i shkollës Një institucion me një histori kaq të gjatë nuk mund ta ruajë identitetin e vet vetëm perms kujtimeve të njerëzve. Ai ka nevojë për dokumentim, sistemim dhe përcjellje të vazhdueshme të trashëgimisë së tij te brezat e rinj. Në këtë këndvështrim, muzeu i shkollës së Marikaj tpërbën një hapësirë me rëndësi të veçantë pë rruajtjen e kujtesës institucionale. Nëpërmjet materialeve të ekspozuara, ai pasqyron të dhëna përdrejtuesit, mësuesit, personalitetet dhe kontributet e tyre në periudha të ndryshme të historis së shkollës. Vlera e një muzeu shkollor nuk qëndron vetëm në ekspozimin e fotografive, dokumenteve dhe objekteve të së kaluarës. Ai është një mjedis edukues, një burim njohjeje për historinë lokal edhe një urë lidhëse ndërmje brezave. Përmes tij, nxënësit mund të kuptojnë se institucioni ku mësojnë sot ësht ndërtuar mbi përpjekjet, sakrificat dhe arritjet e shumë njerëzve para tyre. Në këtë process ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe profesor Xheladin Sh. Subashi, i cili, pas një veprimtarie të gjatë në arsim, e ka vijuar angazhimin e tij në kërkimin historik, dokumentimin dhe botimin e studimeve për trashëgiminë e zonës. Si autor i 16 librave me tematika që lidhen me historinë dhe trashëgiminë kulturore të Marikajt dhe të fshatrave përreth, ai ka ndihmuar në pasurimin e kujtesës historike të trevës. Gjithashtu, ka qenë bashkëpunëtor në ngritjen e muzeut të shkollës, si nëfazën para tërmetit, ashtu edhe në procesin e ringritjes së tij pas tërmetit. Ky angazhim merr një rëndësi të veçantë, sepse historia lokale nuk mund të ruhet vetëm perms kujtesës gojore. Ajo kërkon kërkim të vazhdueshëm, mbledhje burimesh, verifikim të të dhënave dhe sistemim të dëshmive që përbëjnë pasurinë historike të një komuniteti. Në këtë mënyrë, muzeu i shkollësbëhet jo vetëm dëshmi e së kaluarës, por edhe një mjet për edukimin historik të brezave që do të vijnë.

5. Përkujtimi I 110-vjetorit dhe dimensioni institucional Përkujtimi i 110-vjetorit të hapjes së shkollës u zhvilluamë 10 tetor 2026, në mjediset e shkollës 9-vjeçare “RamazanSubashi”, në një veprimtari të ndërthurur me elemente artistike, kulturor dhe përkujtimore. Ky organizim shërbeu si një rast i veçantë për të nderuar historinë e institucionit, për të kujtuar njerëzit që kanë kontribuar nëzhvillimin e tij dhepër të përcjellë te brezat e rinj vlerat që e kanë shoqëruar këtë rrugëtim 110-vjeçar. Në veprimtari morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor dhe të institucioneve arsimore, ndër të cilët kryetari i Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera; dhe drejtoresha e ZyrësVendore të Arsimit Parauniversitar Vorë, znj. Mimoza Lala. Prania e përfaqësuesve institucionalë, së bashku me mësuesit, nxënësit, prindërit, ish-nxënësit dhe banorët e komunitetit, i dhanë veprimtarisë njëkarakter gjithëpërfshirës. Ajo dëshmoi se shkolla nuk ështënjë institucion i shkëputur nga mjedisi ku funksionon, por një pjesë e pandarë e jetës dhe e identitetit të komunitetit. Një veprimtari e tillë merr vlerë të veçantë kur bashkon institucionet, familjet dh ebrezat rreth një trashëgimie të përbashkët. Ajo krijon mundësinë që historia të mos mbetet vetëm në dokumente, por të rikthehet në kujtesën kolektive dhe të bëhet pjesë e ndërgjegjes së brezave të rinj. Një mbështetje për organizimin e kësaj veprimtarie ka dhënë Bashkia Vorë, të cilëve u shprehim mirënjohjen tonë të veçantë.

6. Kontributi i personaliteteve të arsimit në Vorë dhe Marikaj Historia e shkollës së Marikajt nuk mund të shihet e shkëputur nga zhvillimi i përgjithshëm i arsimit në trevën e Vorës dhe Prezës. Ajo është pjesë e një procesi më të gjerë historik, në të cilin shkollat kanë luajtur rol të rëndësishëm në përhapjen e dijes, përgatitjen e kuadrove arsimore dhe transformimin kulturor e shoqëror të vendbanimeve rurale. Në këtë proces, figura e mësuesitt ka pasur një rëndësi që e ka tejkaluar funksionin e zakonshëm të transmetimit të njohurive. Mësuesi ka qenë njëkohësisht edukator, këshilltar dhe factor ndikues në jetën e komunitetit. Në shumë raste, perme s veprimtarisë së tij, ai ka ndikuar në emancipimin e familjes, në përhapjen e cultures së leximit dhe në krijimin e një ndërgjegjësimi më të gjerë pë rëndësinë e arsimimit. Shkollat e kësa treve kanë ndihmuar në ndryshimin gradual të mentaliteteve, në zgjerimin e mundësive të arsimimit dhe në formimin e brezave që më vonë kanë kontribuar në fusha të ndryshme të jetës shoqërore e profesionale. Marikaj përbën një shembull domethënës të kësaj vazhdimësie. Funksionimi i shkollës për më shumë se një shekull dëshmon se arsimi është vlerësua rnga komuniteti si një nga kushte tthemelore të zhvillimit dhe të përparimit. Në këtë kuptim, historia e shkollës është njëkohësisht edhe histori e ndryshimeve që kanë ndodhur në jetën e Marikajt: në familje, në marrëdhëniet shoqërore, në formimin professional dhe në mënyrën se si brezat e kanëkonceptuar të ardhmen e tyre.

7. Xheladin Sh. Subashi dhe dokumentimi i histories së arsimit Një vend të veçantë në dokumentimin e histories arsimore dhe kulturore të trevës zë veprimtaria e professor Xheladin Sh. Subashit. Pas një karriere të gjatë në arsim, gjatë së cilës ka ushtruar edhe detyra drejtuese në shkollën e Marikajt në vitet 1973–1985, ai e vijoi veprimtarinë e tij edhe pas daljesnë pension, duke iu përkushtuar kërkimit historik, mbledhjes së dokumentacionit dhe studimit të trashëgimisë kulturore të zonës. Bibliografia e tij përfshin 16 botime, ndër të cilat spikasin: Vora – biografi e shkollave të saj; Arsimi fillor në Vorë, 1912–1944; 110 vite mësim shqip në Vorë–Prezë. Këto botime përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në studimin e histories së arsimit lokal, pasi e vendosin përvojën e shkollave të veçanta në kuadrin më të gjerë të zhvillimit arsimor të trevës. Rëndësia e këtij angazhimi qëndrone dhe në faktin se historia e arsimit nuk është vetëm histori institucionesh dhe datash. Ajo është histori njerëzish, përpjekjesh, ndryshimesh shoqërore dhe procesesh që kanë ndikuar në formimin e identitetit kulturor të komuniteteve. Veçanërisht i rëndësishëm është kontributi i professor Xheladinit në ngritjen, dokumentimin dhe pasurimin e muzeut të shkollës së Marikajt. Një hapësirë e tillë duhet kuptuar si një institucion i kujtesës historike, ku dokumentet, fotografitë dhe dëshmitë e brezave marrinvlerën e burimeve të njohjes së sëkaluarës.

Për këtë arsye, veprimtaria e tij meriton vlerësim jo vetëm për kontributin pedagogjik, por edhe për punën kërkimore, dokumentuese dhe botuese në shërbim të histories lokale. 8.Shkolla dhe përgjegjësia për ruajtjen e kujtesës historike Njëqind e dhjetë vjet veprimtari arsimore përfaqësojnë një trashëgimi të çmuar, e cila kërkon jo vetëm respektim dhe përkujtim, por edhe ruajtje, studim dhe dokumentim të vazhdueshëm. Çdo brez që merr përsipër drejtimin e shkollës trashëgon më shumë se një institucion funksional. Ai merr përsipër edhe përgjegjësinë për të ruajtur historinë e ndërtuar nga puna, përkushtimi dhe sakrificat e paraardhësve. Në këtë këndvështrim, dokumentimi i historiesë së shkollës duhet të jetë një proces i vazhdueshëm institucional, i mbështetur në kritere të qarta dhe në burime të verifikueshme. Ai kërkon sistemimin e dokumenteve arkivore, evidentimin kronologjik të drejtuesve dhe mësuesve, mbledhjen e dëshmive të ish-nxënësve, ruajtjen e fotografive historike dhe pasurimin e fondit muzeal. Një punë e tillë do të mundësonte ndërtimin e një arkivi të plotë të institucionit, i cili do të shërbente jo vetëm për nevojat e shkollës, por edhe për studiuesit, historianët dhe të gjithë ata që dëshirojnë të njohin më nga afër historinë e arsimit në Marikaj dhe në trevën e Vorës. Kështu, historia e shkollës do të mbështetej gjithnjë e më shumë në dokumente dhe dëshmi të sistemuara, duke kapërcyer kufijtë e kujtesës gojore dhe duke krijuar një bazë të qëndrueshme për studime të mëtejshme. Ruajtja e kujtesës nuk është thjesht një detyrim ndaj së kaluarës. Ajo është një përgjegjësi ndaj se ardhmes, sepse brezat që njohin rrënjët e tyre e kuptojnë më mire vlerën e trashëgimisë që kanë marrë dhe përgjegjësinë për ta çuar atë përpara.

8. Mesazhi për të ardhmen – një trashëgimi që duhet të vazhdojë Njëqind e dhjetë vjet histori nuk janë thjesht një shifër apo një periudhë e gjatë kohore. Ato përmbledhin jetën dhe përpjekjet e shumë brezave, punën e mësuesve, sakrificat e familjeve, ëndrrat e nxënësve dhe mbështetjen e një komuniteti që e ka konsideruar arsimin një nga vlerat themelore të zhvillimit të tij. Si drejtuese e shkollës, e konsideroj privilegj dhe përgjegjësi të veçantë të jem pjesë e këtij rrugëtimi historik. Gjatë viteve të punës kam përjetuar sfida e vështirësi, por edhe shumë caste krenarie e kënaqësie profesionale. Veçanërisht të paharrueshme mbeten arritjet e nxënësve tanë, të cilët, me rezultatet e tyre dhe përfaqësimin dinjitoz në veprimtari e konkurse brenda dhe jashtë vendit, kanë dëshmuar vlerat e kësaj shkolle. Ky përvjetor na jep mundësinë të shohim me respect rrugën e përshkuar, por edhe të reflektojmë mbi përgjegjësinë që kemi për të ardhmen. Trashëgimia e krijuar nga paraardhësit nuk duhet të mbetet vetëm një kujtim krenarie. Ajoduhet të shndërrohet në nxitje për punë më cilësore, përpërmirësim të vazhdueshëm të procesit mësimor dhe për krijimin e mundësive të reja për çdo nxënës. Mirënjohje për të gjithëmësuesitdhepunonjësit e shkollës, të cilët, me përkushtimin e tyre të përditshëm, vijojnë traditën e paraardhësve. Mirënjohje për prindërit, ish-nxënësitdhe të gjithë kontribuesit që e konsiderojnë shkollën një pasuri të përbashkët dhe njëvlerë të pazëvendësueshme të komunitetit. Respekt dhe përulje për ata që nuk janë më mes nesh, por që mbeten të pranishëm në kujtesën e shkollës dhe në ndërgjegjen e brezave që kanë formuar. Një vlerësim i veçantë u kushtohet pasardhësve të Ramazan Subashit, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për nismën e paraardhësit të tyre, e cila hodhi themelet e kësaj vepre arsimore. Sot, pas 110 vitesh, shkolla e Marikajt qëndron si dëshmi e një historie që nisi në kushte të thjeshta, por që u pasurua ndërvite me dije, përkushtim, arritje dhe vlera njerëzore. Për ne, kjo histori nuk është vetëm një trashëgimi për t’ukujtuar. Është një amanet për t’u ruajtur dhe një mission për t’u zhvilluar më tej. 110 vjet arsim, përkushtim dhe formim brezash. Një histori që meriton të dokumentohet, një traditë që duhet të nderohet dhe një e ardhme që duhet të ndërtohet me dije e përgjegjësi.

Marikaj Tetor 2026