Vullnet Mato
FRYMA E NERONIT
(Perandor Neroni, per inat të kundërshtarëve,
dogji Romën, dhe zhyti romakët në luftë civile.)
(Nga historia.)
Kur dielli në zenith, lëshon rreze të arta,
fryma shkatërrimtare e Neronit, nga historia,
ringjallet çdo javë, për tym e flakë të zjarrta,
thërret protestues të mblidhen te kryeministria.
fryma shkatërrimtare e Neronit, nga historia,
ringjallet çdo javë, për tym e flakë të zjarrta,
thërret protestues të mblidhen te kryeministria.
Thërret të bëjmë terrorin e mosbindjes civile,
të ushtojnë me britma se janë e ardhmja e lirisë,
të dridhen tiranasit, si pulat prej skiles,
për t’i marr pushtetin me dhunë qeverisë.
Tirana i do protestuesit që kërkojnë zhvillim,
por urren kapuçët e maskuar, që thyejnë xhama,
vjedhin dyqane, djegin kosha plehrash me gjëmim,
derisa policia i çon të lahen me mut e shurrë te Lana.
Jo, mor Neron, unë nuk dua të paguaj dëme,
të pakësoj pensionin, e pa bukë të mbetem,
të përfundoj si ti, që bëre vrasjen e sat ëme,
për inat të kundërshtarëve, të varfëroj veten.
Unë kam në dorë një armë, pa zë e krisma,
kur të më vijë koha, aty në kutinë e fshehtë,
bëj hi kë dua vet, qofshin deputetë a ministra,
bukurinë e pasurinë e vendin tim, nuk shkatërroj e djeg!
kur të më vijë koha, aty në kutinë e fshehtë,
bëj hi kë dua vet, qofshin deputetë a ministra,
bukurinë e pasurinë e vendin tim, nuk shkatërroj e djeg!