Udhëtim shkronjor në jetën e një autori-Bisedoi: Magna Aspásia Fontenelle*

Intervistë me shkrimtarin e profesorin Namik Selmani

                                                                 Bisedoi: Magna Aspásia Fontenelle*

Letërsia, fëmijëria, rinia, diaspora dhe mërgimi

Të udhëtosh në jetën e krijimtarinë e autorit Namik Selmani të shkojnë në mendje të paktën dy epitete “Shkrimtar i etnisë” dhe “Një jetë me krijimtarinë” Intervista e sotme është një lloj promovimi dhe tregon forcën e fjalës shqipe. Në një botë me mijëra poetë  që na bën krenarë ky është një ballafaqim i kulturave që kërkon që të mbetet I pastër. Kjo pasuri shkronjore e bën më të njohur  identitetin kulturor të secilit komunitet.

Lista e gati 80 veprave të tij letrare studimore ka një llojshmëri në tematikë në gjeografinë kombëtare.

Njohja e saj është jo vetëm një obligim atdhetar po dhe shkronjor për për brezin e ri të gjuhëshkruesve për ta dërguar më tej këtë traditë të bukur që kemi përgatitur e që duhet ta përcjellim edhe më tej.

1.  Cilat janë kujtimet më të spikatura nga jeta juaj familjare dhe nga vendlindja? Si ndikuan këto përvoja të para në formimin e njeriut dhe të shkrimtarit që jeni sot?

N. Selmani: Së pari, ju falenderoj për nismën tuaj për këtë intervistë. Në rrugëtimin tim letrar kam dhjetra intervista, po kjo me ju më jep një emocion të veçantë se ma bën një personalitet letrar ndërkombëtar si ju. Është një intervistë që kalon kufinjtë e deteve dhe oqeanëve në një shtet tjetër apo në një gjuhë tjetër. Vetë letërsia ashtu si dhe disa arte të tjerë kthehet në një urë që bashkon shpirtërt njerëzorë në krjimtari

Dua të bëj një saktësim. Unë nuk jam nga Kosova, edhe pse shumë libra të mi janë hartuar me frymën e sakrificës së kësaj pjese të kombit tonë për liri.

Unë i përkas një pjese tjetër të kombit shqiptar po ka tragjike sa dhe Kosova. Krahina e Çamërisë është shkëputur nga trungu shqiptar që më 1913 nga një vendim i Fuqive të Mëdha. Fshati ku kam lindur e kam jetuar për disa vite është në jug të Shqipërisë ku ka lindur Mësuesi i Popullit Hasan Tahsini që është dhe mësuesi i Rilindasve të kombit shqiptar.

Nga mbresat e fëmijërisë më ka mbetur kurora e dafinave  që ishin vënë në portën e shkollës si mesazh se dituria njerëzore meriton lavdinë e përjetshme për një komb. Familja ime, edhe pse pa shkollë, kishte një dashuri të madhe për diturinë dhe bëri mjaft sakrifica për të mësuar fëmijët.

Adoleshenca ime i përket shkollës Pedagogjike të Elbasanit ose, si quhej ndryshe Shkolla Normale. Ishte shkolla e parë në Shqipëri që përgatiste mësues për një shtet me popullsi shumica anafabete. Ishte mjaft emocionuese që njëra nga mësueset që drejtonte praktikën e mësimdhënies, ta kisha dikur mësuesen e klasë së pare. Në atë shkollë nisa të merrem me krijimet e para në letërsi. Më vonë disa nga këto krijime u botuan dhe në shtypin letrar të kryeqyetit.

.

  1. Si ka ndikuar vendlindja juaj në formimin tuaj njerëzor dhe letrar? Cilat aspekte të kësaj trashëgimie mbeten të gjalla në krijimtarinë tuaj?

N. Selmani: Vendlindja më ka dhënë jo vetëm pjesën e dashurisë për natyrën për ullinjtë për portokallet, për gjellët e shijshme ishin de këngët popullore. Mbi bazën e këtyre këngëve kam bërë mjaft poezi, tregime apo dhe skenar filmash.

3. Sa vepra keni botuar deri më sot dhe cila prej tyre ju përfaqëson më së shumti?

  N. Selmani: Kam botuar 80 libra dhe kam redaktuar mbi 200 vepra të autorëve të tjerë

Nëse do i  grupoja, ato janë vëllime me poezi, libra në ndihmë të mësuesve e nxënësve të shkollës në Shqipëri e në disporë, antologji personale, reportazhe, monografi. Ato janë botuar në Shqipëri në Kosovë, në Rumani, Itali, Amerikë etj Mjaft libra janë ribotuar dhe disa kanë dhe një gjeogafi të larmishme të vendeve ku ato janë botuar Do të veoja librin “Një jetë me Skënderbeun” kushtuar zonjës angleze Patricia Nugge, koleksionisja më e njohur private më librat për Skënderbeun.Ky është ribotuar  tre herë dhe ende ka shumë kërkesa. Ai është promovuar në Itali, Greqi Kosovë, Shqipëri. Do të veçoja librin “Parisi, si Parisi” botuar në Rumani, Shqipëri.  Libri është promovuar në bashkëpunim e Shoqatën e Frankofonsë në Berat.

  • Letërsia, mërgimi dhe malli: Të jetosh larg vendlindjes mund ta shndërrojë mallin në një prani të vazhdueshme. Si ka ndikuar përvoja e mërgimit në rrugëtimin tuaj personal dhe letrar? A e ka ndryshuar largësia mënyrën se si i kuptoni rrënjët tuaja, identitetin dhe domethënien e përkatësisë ndaj një vendi?

N. Selmani: Malli i mërgimit për mua është në një ndjenjë që të shoqëron në çdo stinë të jetës. Për njeriun në mërgim, atdheu nuk është thjesht një pikë në hartë, por një botë e tërë kujtimesh, zërash, aromash dhe emocionesh që mbeten të gjalla brenda tij.  Një këngë e dëgjuar rastësisht, aroma e bukës së shtëpisë, një fjalë në gjuhën amtare apo pamja e një mali të largët mund të zgjojnë papritur një univers të tërë nostalgjie. Në këtë përvojë, letërsia bëhet ura më e ndjeshme midis njeriut dhe vendlindjes. Përmes poezisë, tregimit dhe kujtimeve, shkrimtari i mërguar përpiqet të mbajë gjallë atë që largësia rrezikon ta zbehë. Ai shkruan për rrugët e fëmijërisë, për pragun e shtëpisë, për prindërit, për gjuhën e nënës dhe për njerëzit që kanë mbetur përtej oqeanit. Fjala letrare e shndërron mallin në kujtesë të përbashkët dhe përvojën personale në një ndjenjë universale, të kuptueshme edhe për ata që nuk e kanë provuar mërgimin.

Të gjithë këto fjali që përbëjnë edhe kodin e mërgimtarit kudo në botë për mua në këto 10 vite të mërgimit në Amerika kanë qenë dhe mbeten dhe një ushqim letrar. Që në vitin e dytë e shpalosa këtë mall me librin  Nën dritat e Bostonit” që pati një jehonë të madhe në Shqipëri e në Amerikë. Malli është kodi i përjetshëm i shoqërisë njerëzore. Në filozofinë populore thuhet “Malli gërryen gurin”

Është një lajm i keq që kombi ynë për arsye të dëbimit të detyruar, për arsye ekonomike apo dhe kulturore. Ai rreshtohet në kombet me një emigracion mjaft të përhapur në Evropë e në botë.Është një fakt historik se shqiptarët kanë qenë në nivele të larta në jetën ekonomike dhe kulturore në mbarë botën. Fare e natyrshme është që krijimtaria ime të jetë një lloj ure. Në këtë liste veprash do veçoja librat “Ëndrra amerikane”, “Kur fjala bekon fjalën”, “Fuqia e fjalës së Adnan Mehmetit” “Lulet e diasporës”, “Nën dritat e Bostonit” që janë shkruar nga jeta në Amerikë.Do të veçoja dhe dy libra publicistikë për shqiptarët e Greqisë “Jemi bashkë” dhe “Vëllazërisht” që janë promovuar me mjaft sukses në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë dhe në Selanik.

Libri më i sukesshëm mbetet një libër tjetër dygjuhësh  shqip dhe anglisht që titullohet “Adem Teme, biri i shquar i Çamërisë”. Bëhet fjala për një emigrant shqiptar që ka jetuar në Filadelfia të Amerikë në vitet 30 të shekullit të kaluar e tani nipërit es stërnipërit kanë ardhur nga Shqipëria për të banuar e jetuar në atë qytet pas gati 100 vitesh.

5  Mësimdhënia e letërsisë në diasporë:

Si nisi rrugëtimi juaj si mësues i letërsisë në diasporë? Cilat kanë qenë sfidat kryesore në mësimdhënien e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare në komunitetet që jetojnë larg vendlindjes? Çfarë rëndësie i kushtoni arsimit në ruajtjen e identitetit kulturor të brezave të rinj?

N. Selmani: Për arsye të moshës nuk kam qenë mësues i shkollave shqipe, po kam qenë dhe mbetem prapavija e kësaj shkolle me botime  për këto shkolla dhe për shoqatat shqiptare në botë që po shtohent nga dita në ditë

Një nga kërkesat e tyre janë ato kulturore.  E nisa këtë me librin “Lulet e diasporës” që është shpërndarë në Gjermani, Angli, Itali, Kosovë e në Amerikë. Në të ka poezi dhe ese që i shërbejnë fëmijëve nga mosha 6 deri 13 vjeç e që mund të shërbejnë edhe për aktivitetet jashtëshkollore dhe festive që organizohen në disa qytete të tjera të botës. Në këtë varg veprash është dhe libri “Jam shqiptar në trojet e mia” që është përgatitur për gati 10 vite. Atje janë qytetet shqiptare që kanë secili një ose dy poezi. Të gjithë fëmijët e diasporës kanë mundësi që të shohin një atdhe poetik. Është bërë shumë për identitetin kulturor të fëmijëve në diasporë. Botime të shumta priten jo vetëm për nxënësit po dhe për mësuesët.

Në këtë karvanim emocionesh me libra të tilla do të veçoja një takim me studentët e gjuhës shqipe të Universitetit të Harvardit në Boston të SHBA dhe ajo me takimin me shkollën shqipe “Shqiponjat” në shtetin e Conetikës në qytetin Uaterboy.

6. Letërsia si urë lidhëse ndërmjet popujve: Në rrugëtimin tuaj si shkrimtar dhe edukator, cili është roli i letërsisë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në afrimin e kulturave dhe në ndërtimin e paqes? Çfarë mesazhi do të dëshironit t’u përcillnit shkrimtarëve të rinj të diasporës dhe lexuesve brazilianë që dëshirojnë të njohin më mirë historinë, kulturën dhe letërsinë e popullit tuaj?

Jam mjaft i nderuar që në rrugëtimin letrar të kem dhe kontakte me kulturën e letërsinë e Brazilit.

Nuk do ta harroj që hapat e mi të sigurtë të mësimit të anglishtes në Boston i kam bërë në kujdesin e mësuese Simones nga Brazili. Kam ndjekur me mjaft vemendje edhe kontaktet e poetëve brazilianë me ata shqiptarë duke vënë në vendin e parë zonjën Magna

Ura e poezisë dhe e letërsisë shqiptare dhe braziliane i japin një frymëmarrja mjaft të re veprimtarisë letrare të shkrimtarëve të dy kombeve. Me këtë rast dua të falenderoj me mirënjohje zonjën Magna dhe ta shpreh këtë mirënjohje me poezinë timë “Qyteti i Poetëve” kushtuar poetëve të qytetit Uberaba.

*Magna Aspásia Fontenelle është profesoreshë, shkrimtare, përkthyese, studiuese dhe veprimtare kulturore braziliane, me banim në Uberaba, Minas Gerais, Brazil.

Ajo është diplomuar për Letërsi, ka formim pasuniversitar në fushën e arsimit dhe është autore ose bashkëautore e librave, artikujve shkencorë, antologjive dhe botimeve letrare. Ka një veprimtari të gjerë në organizimin e ngjarjeve kulturore, intervistave dhe promovimin e letërsisë.

Ndër funksionet e saj kulturore përmenden:

Presidente dhe anëtare themeluese e Academia de Letras do Brasil – Seccional Uberaba;

Presidente e Academia Alternativa Pegasiane Brasil/Albânia, duke krijuar edhe një lidhje të veçantë kulturore me Shqipërinë;

bashkëpunëtore dhe kolumniste në botime kulturore braziliane;

pjesëmarrëse aktive në veprimtari letrare ndërkombëtare.

Për kontributin e saj në kulturë dhe letërsi është nderuar me disa çmime dhe tituj, përfshirë edhe Titullin e Qytetarisë së Nderit të Uberabës.

Magna Aspásia Fontenelle është një personalitet i njohur i jetës letrare dhe kulturore braziliane, me angazhim të veçantë edhe në bashkëpunimin kulturor Brazil–Shqipëri.

JETËSHKRIMI I SHKRIMTARIT NAMIK SELMANI

Namik Selmani, ka lindur më 18.11.1950 në fshatin Ninat të rrethit të Sarandës. Ka mbaruar shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” më 1968 në qytetin e Elbasanit dhe më tej ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Histori-Filologjisë në degën gjuhë-letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës. Ka punuar prej mbi 46 vite si mësues i gjuhës e letërsisë shqipe në disa shkolla të mesme, kryesisht në rrethin e Beratit.

Tani është në pension dhe jeton mes Tiranës dhe Bostonit.

 Krijimtaria letrare e tij është shumë e pasur dhe e larmishme. Ajo përmban deri tani 75 libra dhe  mes të cilëve 25 janë vëllime me poezi duke përfshirë edhe disa Antologji  vetjake për Çamërinë, Matin, Dibrën, Mjaft libra të tij janë robotuar apo dhe janë botuar në anglisht

Ka disa libra publicistikë, monografi, libra për kulturën e të folurit e të shkruarit në shkolla të mesme, libra të karakterit fetar, përmban me qindra shkrime të karakterit studimor kryesisht të fushës së kulturës kombëtare, opinone të ndryshme. Që prej disa vitesh ai është një autor që e ka gjetur dritën e botimit të shkrimeve të tij edhe në disa vende të botës si në SHBA, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Angli, Itali, Rumani, Zvicër, etj Në krijimtarinë e tij zë vend edhe publicistika. Që prej 6 vjetësh ai ka qenë kryeredaktor i gazetës “E vërteta” në qytetin e Beratit dhe ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kombëtare.

Është pjesëmarrës në dhjetra antologji kombëtare dhe ndërkombëtare.

Është anëtar i Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare me qendër në Tiranë

Për krijimtarinë e tij janë botuar dhjetra shkrime dhe emisione televizive intervista nga televizionet në Shqipëri, Greqi, Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Amerikë,

Ka patur shumë suksese edhe në lëmin e fotografisë artistike duke hapur disa ekspozita vetjake në Shqipëri, Itali Maqedoni, Kosovë, etj.

 Është fitues i disa Çmimeve kombëtare në letërsi, në publicistikë. Ka marrë pjesë në disa tubime krijuesish në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Krijimtaria e tij e gjërë përfshin libra me poezi, publicistikë, libra pëtr mësimdhënien e gjuhës amtare në shkollat e mesme, libra në ndihmë të fëmijëve dhe në nxënësve në

mërgim. Ka një numër mjaft librash mongrafikë që përfshijnë dhe mjaft treva të Shqipërisë.

Është Anëtar i Shoqatës Kulturore “Bilal Xhaferri”, “Berat- Klub’

Është anëtar i Shoqtës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Është anëtar i kryesisë së grupimit kulturor dhe letrar “Letërsi Art” me qendër në Tiranë.

 Është anëtar i grupimit “Lidhja e Shkrimtarëve të Gjermanisë”

Është anëtar i grupimit letrar “Fjala e Lirë“ me qendër në Londër

Është redaktor letrar, korrektor letrar, eseist në të paktën 180 libra të autorëve të tjerë shqiptarë në trojet tona amtare dhe në diasporë.

Tash jeton në Qunici te Masachussesit SHBA.

Vepra origjinale të autorit Namik Selmani

1.Vatra e mallit” – Poezi- 2000 •

2.“Zërat e brigjeve të mia” – 2003- poezi

3. “Dallandyshet e Çamërisë” – 2004- proza

4. “Trokitje në Dodonë”- 2004 Proza •

5. “Kroi i këngës çame” – 2005- poezi

6. “Filizët e fjalës gjimnaziste” Në ndihmë të mësuesve e nxënësve të shkollave të mesme –botim pedagogjik- 2006

7. “Abaz Dojaka- Mjeshtër i Kulturës popullore”- 2006- Monografi •

8.“Fari çam”- 2006- poezi

9.“Kërkoj monumentet” – 2007- proza-

10. “Dritaret e besimit” poezi

11. “Shpirti çam” – 2007- Antologji personale me poezi

12  “Rruga e një shkolle”- botim monografi për përvojën e shkollës së mesme profesionale“ “Stiliano Bandilli” Berat- 2007-

13. “Arkivi i fjalës”- 2008- Botim pedagogjik për kulturën e të shkruarit në shkollat e mesme –

14.“Djepi i këngës” poezi

15. “ Portat e bashkimit” -Proza

16. “Ujëvara e tingujve“ -Botim folklorik 2009

17. “ Rilindje”-Proza – 2010

 18. “Jam shqiptar –Proza -2010

 19. Gjurmë më gjurmë” -2010 Proza

 20. “ Pesha e qiellit të vendlindjes” Poezi 2010

21. “Rrënjët” proza -2011

22. “Dyert e hapur të vetvetes”-proza 2011

23. “Gjuhëshqipja të zonjërojë”- Botim kulturor për gjuhën amtare 2012

24.“Një jetë me ëndrrën dhe lirinë ” 2013 botim monografik

25. “Bëj të zë po të merr era” -Poezi

26. “Një jetë mes zileve dhe shkronjës shqipe”- Monografi për Nehat Jahiun Likovë, Maqedoni

27. “Zjarri i kujtimit” – Lirika

28.“Kur fjala e mençur bashkon kombin” -Kritika letrare

30.“Baçua ynë”- Monografi për Baftajar Dobin

21.“Borxhi i Ali Podrimjes” Poezi të zgjedhura

32. “Shqiptarisht” proza 2015

33. “Parisi, si Parisi” -Poezi dhe publicistikë”

34. “Nostalgji dhe ardhmëri” 2015, Poezi dhe publicistikë” Botuar në Bukuresht

35. “Mjaltë shqiptarie në veprën e Baki Ymerit” (Bukuresht) studim kritik , poezi etj

36.“Parisi, si Parisi”-poezi dhe ese- Botimi në Shqipëri

37.“Parisi, si Parisi”- Poezi dhe ese – Botim në Rumani

38.“Dielli i Gostivarit” -Publicistikë

39.“Të jesh mësues” -Në vend të një reflektimi për mësuesinë. Tiranë, 2015

40. “Gurra e Budit poezi

41. “Nën dritat e Bostonit”- Mbresa udhëtimi – poezi 2017

42.“Biri i shquar i Çamërisë Adem Zer Teme” -2017

43. ”Legjenda Majaci” 2017 -monografi

44. ”Njerëz të mirë”- Publicistikë 2017 Tiranë.

45.”Njerëz të mirë” -Ribotim Gjakovë

46.”Rrjedhë jete”- Monografi 2017

47.“Përtej syve” -poezi 2017

48.“Jehonë brigjesh” – Poezi

49.“Rrugëtimi i ylbereve”-Poezi

50 “Njerëz të mirë” Publicistikë- ribotim në Kosovë ( Gjakovë)

51 “Jetë që jetohet”-Publicistikë-2018

52.“Adem Zer Teme- Biri i shquar i  Çamërisë”- Ribotim i plotësuar

53. “Biri i shquar i  Çamërisë Adem Teme” -Botimi në Anglisht

54..“Lulet e diasporës”-Poezi

55. “Çarçafi i bardhë”-Monografi

56.“Dialog” – Poezi

57.“Ëndrra amerikane” –Prozë

58. “Jehona e urtësisë dibrane” -Antologji  për Dibrën 2020

59 “Çamëria, bisk i ëndrrës” –Antologji vetjake-2021

60.”Kosovë, bajrak i fjalës –Tiranë, 2021

61.”Kur fjala bekon fjalën”- Mbresa nga Amerika 2022-Botim në Tiranë

62. “Kur fjala bekon fjalën- Mbresa nga Amerika Botim në Shtëpinë Botuese  “Adriatik Press” Amerikë

63. “O ky malli për Gjakovën” –Antologji vetjake  për Gjakovën

64. “Kujtesa e blertë“-Në nderim te Martirit te Demokracisë dhe Nderit te Kombit Bilal Xhaferi

65. “Madhështia e jetës së një artisti”- Kushtuar piktorit Agron Dingo Athinë

66. “Pesha e fjalës së Adnan Mehmetit”- Botuar në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Adriatic Press” SHBA

67. “Ura e Zemrave”- poezi Shtëpia Botuese “Enja” 2024

68. Vëllazërisht –Monografi kushtuar Shoqatës VËLLAZËRIMI në Athinë

69. “Mirëseardhje”- vëllim me poezi 2024

70. “Mbjellësi i diturisë.-Proza 2024

71. “Përballë jetës”-2025

72. “Jemi bashkë”-Me shqiptarët e Greqisë-2025

73. “Yllësia e fjalës”-Poezi

74. ”Jam shqiptar në trojet e mia”-Enciklopedi poetike për shqiptarinë-Poezi

75. “Se me gjeth të trëndafilit, një fustan unë do ta pres” –Studime, portrete, poezi për Beratin

76. Zerat e Ulqinit -Antologji vetijake per Ulqinin-2026

77. Po ku je Ibrahim Rugova?  Poezi-2026

E pergatiti për botim dhe ilustroi me foto: Gjon Fierza, nentor 2026