John CHARLES-“Screenshot”-Sjell në shqip, M. Zegali Rustemi


🌷📄“Screenshot”

Do të doja të merrja nga ty një minutë
për të numëruar rrahjet
e një zemre që nuk i a del dot ta përmbajë ritmin.
Do të doja të prekja tek ty çfarë mendon
dhe pastaj, gjithë qenien tënde.
Do të doja ta humbisja për një çast,
masën e boshllëkut që ke lënë brenda meje
e të kuptoja se sa shumë i mungon
këtij shpirti që endet.
Do të doja të kujtoja përsosmërisht
gjithë ç’më ke shprehur,
të bëja një foto, jo për ta treguar kund,
por për ta vënë në sirtarin e ndjesive të mija
së bashku me gjërat më të shtrenjta
aty ku drita nuk mund të mbërrijë
sepse dritë janë ato, tashmë
dhe kurrë nuk do të mund të mjegullohen.
Jemi ajo çfarë dhamë,
dashuri, epje dhe pasion.
Jemi ajo çfarë bëmë,
dashuri, shpresë dhe konfuzion.
**********
✒️John CHARLES
©️Sjell në shqip, M. Zegali Rustemi Marjana
📸 (©mz) Screenshot…

#rustemimarjana #art #letersi #kulture
Shiko më pak