Si ajëri, jeni ju…Florentina Skendaj

Florentina Skendaj

Si ajëri, jeni ju,
je ti?
Ja,
hapa gojën,
ju thëthit!
Në zemrën time brenda,
jeni!
Në të miat, mushkëri!

~

Zemra

U munduan ta hidhnin zemrën tënde,
mes ferrash.
T’i vodhën shumë vite rinie
dhe musht krijimi,
mes dallgësh helmi,
po atje vërshoi Vrisi i kulluar,
si dikur…

Më thanë!

Dhe u hap oaz,
me ngjyrën e syve të tu
dhe musht krijimi…

Më uruan!

Kështu dëshiruan,
miqësia,
shoqëria ime,
njerëzit me nder…!

~

Dhe unë, për Ju; urimin:

JETË!
Kaltërsi!
OAZ,
në shpirtrat tuaj
dhe ju në zemrën time,
jetësisht!

…

Ky Dielli botëror,
që më ndriti dhe ndrit
dhe jargë,
s’u panë më!

…

Dhe unë jetoj,
në ju,
me ju!