Jehona e krijimtarisë Agron Mema, në Kosovë


Kjo verë që kaloi, 2026, solli edhe një dhuratë të çmuar nga Kosova. Miku ynë, studjuesi Adil Fetahu nga Kosova, me djalin e tij Ejupin na dërgoi librin e fundit të tij me bubliçistikë ku përfshihen edhe autorë nga Saranda; Hekuran Halili, Panajot Zoto e Panajot Boli. Krijimtarisë sime, Agron Mema, publiçistike dhe letrare, profesor Adili në 460 faqe të librit publicitar “ Vetëm e vërteta i qëndron kohës” i kushton plot 25 faqe nga ky libër me vlera historiko-letrare e dokumentare. Adili ka punuar në detyra të ndryshme në Kosovë dhe megjithë moshën e thyer, datëlindja 03 mars 1938, është mjaft aktiv dhe produktivë në prodhimtarinë publicitare ku në fokus okulon çështjet e ditës, si ato kombëtare, rajonale dhe botërore. Adil Fetahu ka qenë arsimtar, administrator, përkthyes, shef i punëve të përgjithëshme në fakultetin ekonomik të Prishtinës, sekretar i institutit ekonomik, sekretar i këshillit krahinor i inovacioneve, këshilltar i lartë i Bankës Kombëtare të Kosovës, gjyqtar i Punës së Bashkuar të Kosovës, Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Juristëve të Kosovës, anëtar i Komisjonit Gjyqësor të UMNIK-ut, këshilltar i lartë i Institutit “ Euroinvest në Prishtinë. Ka qenë antar aktiv i shumë organizmave shkencore e profesionale, në qendra të ndryshme në ish Jugosllavi, por edhe jashtë vendit, kryesisht me tema nga fusha e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave të tjera. Ka shumë botime publicitare, juridike, ekonomike, historike, letzrare e dokumentare.
Qëndrimi tek krijimtaria ime në rreth 25 faqe të këtij libri voluminoz dhe me po kaq volum vlerash cilësore, për mua si Agron Mema, është një vlerësim që më obligon më shumë, por edhe ndjej kënaqësi që kumbimi i jehonës së këmbanës krijuese nga pena ime ka ngacmuar ndjesinë e këtij profesori të shquar dhe një personaliteti të madh të Kosovës. Faleminderit dhe mirënjohje të thellë Adil Fetahu.


Agron MEMA
Sarandë; 10—10–2026