Zogjtë, agjencitë e padukshme të lajmit-Migel Flor

Migel Flor

Migel Flor

Poezia e Gëzim Llojdias, “Misteret e zogjve”, ndërtohet mbi një ide poetike interesante: zogjtë nuk ndërrojnë thjesht stinë.Shndërrohen në bartës të kumteve, në lajmëtarë të një bote paralele…E bëjnë ajrin letër, krahët shkrim dhe fluturimin një gjuhë që njeriu përpiqet ta deshifrojë.

Autori i vendos zogjtë në një marrëdhënie të pazakontë me realitetin njerëzor. Ata kanë agjencinë e tyre të lajmeve, një komunikim të fshehtë, një alfabet që nuk i bindet gramatikës sonë. Madje, me një ironi të këndshme, u krijon edhe një adresë elektronike: “Misteret e zogjve.com”…Poezia luan me përplasjen mes misterit të lashtë të natyrës dhe gjuhës së teknologjisë moderne….sa bukur dhe sa lart luan..

Pas këtij humori metaforik fshihet një shqetësim i thellë…çfarë po përpiqet të na thotë natyra dhe pse ne njerëzit e kemi humbur aftësinë për ta dëgjuar?

Dallëndyshja nuk sjell vetëm shiun. Sjell paralajmërimin, ankthin e dimrit, pasigurinë e mbijetesës. Fluturimi i saj bëhet një lloj meteorologjie poetike..the Zogjtë, të çorientuar nga zhurma njerëzore, humbasin qetësinë e tyre. Kjo është ndoshta një nga shtresat më domethënëse të poezisë…”njeriu ka pushtuar edhe hapësirën e heshtjes së krijesave të tjera.”

Ideja e vijës lart dhe krahut poshtë, e asaj rënieje të butë që nuk është kurrë rrëzim është fantastike.. Një formulë aerodinamike që, përtej fizikës, mund të lexohet edhe si filozofi e ekzistencës. Zogjtë dinë të bien pa u thyer dhe të ndryshojnë drejtim pa e humbur plotësisht fluturimin. Sa shumë njerëz nuk e zotërojnë këtë urtësi!?….sa shumë…

Një pyetje tjetër…” a e dinë zogjtë se ku shkojnë, apo vetëm ne këmbëngulim t’u kërkojmë një destinacion?”…nuk janë të gjithë pëllumba të shpërndajnë lajmet njerezore qoftë për paqe apo për luftë…

Poezia hap një dritare edhe drejt vetë letërsisë. Zogjtë dalin nga foletë poetike dhe nisen në një fluturim ku përzihen dallëndyshet, bilbilat, sorrat e skifterët. Nuk ua përcakton më ngjyrën stina. Secili ka krahët, zërin dhe mënyrën e vet të të qenit. Por a mjafton të kesh krahë për të qenë poet? A mjafton të cicërosh për të krijuar poezi?

Këtu do të vendosja edhe dicka timen, me pak humor e me pak thumb…” jo çdo cicërimë është varg, ashtu siç jo çdo fluturim është art.” Në qiell ka dallime mes një zëri që këndon dhe një zëri që thjesht bën zhurmë. Ka dallime mes krahëve që krijojnë trajektore dhe atyre që vetëm ndjekin tufën….Por prapë…poezia nuk duhet të bëhet një kullë vrojtimi nga ku gjykojmë zogjtë e tjerë. Duhet të mbetet një hapësirë ku secili mund të fluturojë, por edhe ku fjala të ketë peshën e zogut më të dobishëm…

Poezia miq nuk matet me numrin e krahëve që ngrihen, as me zhurmën që bëhet në qiell. Matet me gjurmën që lë pas fluturimi i cdo “zogu”

Dhe po, le të vargëzojë kush të dojë me një “ciu”! Por le të mos harrojmë se edhe zogjtë kanë këngë të ndryshme…bilbili nuk bëhet bilbil ngaqë cicëron më fort, por ngaqë di ta kthejë zërin në muzikë.Një poezi që na fton të dëgjojmë natyrën, por edhe të mendojmë për natyrën e vetë poezisë.Urime plot Poet.

Misteret e zogjve

Gezim Llojdia
1.
Kumte.
Ndonëse në pamje është e pangjashme me asgjë.
Pikërisht është ajo.
Janë lajme të zogjëve në ajër.
Brenda realitetit të tyre.
Qëndron komunikim misterebërës ,
kumte nxjerrës të pashpëbshëm .
2.
I gjithë realiteti i robëruar është:
agjenci lajmesh me gjuhë eteri.
C’farë duan të thonë?
a-
Të të vënë në dijeni.
”Sizmografi” i tyre ka regjistruar:
-Kohë e pikëlluar.
Mot trazuar.
Dimër i nxirë n’agim.Arrinë.
Lexuar në sytë e mjegullës me forma engjëlli.
b-
Të zbardhin në qiell,
mesazhin e gjetur nën drapërin e hënës.
Gjumëdremitja e nënës.
E pagjumja.
c-
C’gjuhë lexojnë hiperbolat?
Në ç’gjuhë shkruajnë ,
heliogrife,thua hë!
Por, të pa lëçitshme.
Një adresë.Hapësirë boshë.
Uebsajti u gjetë:
www “Misteret e zogjve.com“.
3.
Enigma!
C’farë mund të përbëjë një vijë lart,
një krahë poshtë?
Udhëzbritje në pikiad.
Rënie e butë.Asnjëherë rrëzim.
Formula e tyre e fshehtësisë aerodinamik.
4.
C’i gjeti sot me këtë tollovi?
Të gjithë në fluturim.
Boshatisur strehimi.
Te kulla e rojes, e humbur kthjelltësia.
-Kush urdhëroi nxjerrjen në pistë?
-Kush dha urdhër për këtë fluturim?
5.
Shiun, sjell kjo dallandyshe.
Me zig-zaket,zbritje-ngritjet.Mistike.
Shkruan gjërra fshehtësie.
Deshifrojmë:
-Qyqarë, po zbret shiu!
Bagëtia fle zbuluar në haur.
Zahireja s’del për këtë dimër.
Murrëri do na mbërthej.
Bëhuni erë!… dv.
7.
Skalitur.Citate të hershme.Treten në qiell.
Të pakapshme,për mëndje dhe sytë.
Vrapojnë këta zogjë,por a e dinë për ku?
Qetohen.Hidhen,
përdridhen.
Të çorientuar nga zhurma,ecin kuturu.
Kurrë si lanë të qetë njerëzit,
në kuvendimet e tyre madhështore,
apo në spektaklet me performancë pranverore!