Gruaja e dhunuar-Gjeorgjina Kapaj

Gjeorgjina Kapaj



Ëndërroje një njeri,
Të të donte ty aq shumë,
të të jepte dashuri
porsi zogj në qiellin blu
E të ishe zonjë e lumtur
Me një zemër në gëzim
Të të bënte si një flutur
Si një lule në blerim
Në lëndina të ishe lule
Trëndafilal i kuq, I bardhë,
me gërshetat, pastaj nuse.
Të ish jeta si zambak
Dhe një ditë qeshi fytyra
si ylberi lart në qiell
U mbush dita ngjura ngjyra
Porsi këngë që donte diell
Bëre strehë dashurie.
Për fëmijët aq të shtrenjtë.
por s’e dije ç’fat të priste
Çfarë do vinte ty në jetë
Ti nuk dije ku jetoje
Iku gjumi nga qepalla
Tjetër jetë po të afrohej
Erdhi dhimbja dhe mandata
Bëje plane për të ardhmen,
Për shtëpinë, lumturinë,
ai kërkonte qindra shkaqe
Të rrëmbente ty lirinë.
Edhe nata s’kish qetësi,
S’kishtë dritë s’kishte paqe
Erdhi frika me mallkim
Dritë e diellit merte male
Fëmijët mbetën jetimë
Për ta s’kishte kurrë pranverë
Djepi mbeti pa urim
një shtëpi mbeti pa derë.
Gjeorgjina Kapaj
Athinë