
NGJYRË ALLI
Kur vjeshta zbret e qetë mbi pyll e mbi shpat,
Dhe gjethet nisin kthehen në ar e mëndafsh,
Natyra ndez një zjarr që syrin nuk e ngop,
Një ngjyrë alli e ngrohtë po derdhet mbi tokë.
Dhe gjethet nisin kthehen në ar e mëndafsh,
Natyra ndez një zjarr që syrin nuk e ngop,
Një ngjyrë alli e ngrohtë po derdhet mbi tokë.
Kjo ngjyrë që vesh botën me kaq gjallëri,
Ngadalë po futet brenda, në çdo shtëpi,
Në vatrat tona vjen, ku zjarri ndizet flakë,
Me dritën ngjyrë alli na mbledh rreth e qark.
Te zemra e çdo njeriu ajo sjell gjallëri,
Çdo ditë të ftohtë e mbush me ngrohtësi,
Guximi për të ecur, shkëndija me shpresë,
Është ngjyra e shpirtit që kurrë nuk vdes.
Nga gjiri i natyrës, direkt në kraharor,
Na mban të lidhur fort, dorë për dorë,
Një vatër e ngrohtë që sjell plot kuptim,
Dhe çdo ditë të thjeshtë e kthen në kujtim.
Na mban të lidhur fort, dorë për dorë,
Një vatër e ngrohtë që sjell plot kuptim,
Dhe çdo ditë të thjeshtë e kthen në kujtim.
Shkurte Berisha 10 nentor 2026