A I RRËMBEVA DASHURITË?!
Fëmiria, mbetet e bukur
sido që na vjen.
Na e ngroh dashuria e nënës.
Na e ndriçon rrezja e Diellit,
na e zbukuron pranëvera e shpirtit,
na e lehtësojnë peshën e dhimbjeve
“erërat”shpresëdhënëse.
E mbulon me ngjyra të ngrohta
mosha
që na ndihmon
që shkallëve një nga një
t’i ngjitemi “malit” përpjetë.
Dhe troket rinia,
si një pemë
me lulëzim të përjetshëm,
ku dashuria
vjen me shumë fytyra.
Vjen me fytyrën e mëmësisë.
Sheh lastarët e jetës
të zgjaten tej në rrugë të reja.
Kthen kokën sheh
një rrugë të shtruar
dhe për të tjerët,
paçka
se rinia,
freskia,
bukuria
s’të shoqërojnë më.
Dhe s’të vjen keq
që vitet në “armiqësi”
me ty
të rrëmbejnë
fuqitë,
të dhurojnë dobësitë.
Me gjithë krenaritë
para jetës pasqyrë
tërret:
T’i rrëmbeva DASHURITË,
sa pata mundësi!
Edhe pse m’i kurseve
Bukuritë.
E botuar në një nga përmbledhjet e mia me poezi
