Adelina Jaupi Pollo,Poezia ,një dashuri që nisi në bangat e shkollës-Nga Çano Nora

Nga Çano Nora




E lindur në Dragot të Elbasanit ,Adelina Jaupi Pollo ,e zbuloi që herët lidhjen e saj shpirtërore  me botën e librit.Që në bangat e shkollës  u shqua për fashurinë  ndaj letërsisë ,leximit dhe fjalës së shkruar,duke ndier një tërheqje të veçantë ndaj poezisë.Për të,libri nuk ishte thjesht  një mjet dijesh ,por një dritare  drejt botës së ndjenjave,mendimeve  dhe përfytyrimeve njerëzore.
Kështu nis një udhëtim që, me kalimin e viteve ,do ta afronte gjithnjë e më shumë  me krijimtarinë letrare .


Emigrimi,malli dhe kujtimet ,tri burime të poezisë së saj.


Në moshën 19 – vjeçare ,Adelina mori rrugën  e emigrimit ,fillimisht drejt Greqisë  e më pas drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës,së bashku me familjen.Ishte një udhëtim drejt një jete të re ,por edhe një largim  që la pas gjurmë  të thella  në shpirtin e saj.Përvoja e emigrimit ,malli për vëndlindjen ,kujtimet e fëmijërisë ,familja,njerëzit e afërt  dhe dashuria për atdheun   u kthyen gradualisht  në burime frymëzimi  për krijimet e saj.Sepse njeriu mund të ndërtojë një jetë  në vënd tjetër ,por rrënjët nuk i merr dot  me vete.Ato mbeten aty  ku nisi fëmijëria ,ku u dëgjua  për herë të parë  zëri i nënës  dhe ku kujtimet marrin formën e përjetësisë.
Nga 600 poezi  të shkruara  ndër vite ,ajo  ka përzgjedhur  96 prej tyre për t’i përfshirë  në librin e saj”Loti në fshehtësi”.


“Loti në fshehtësi” ,96 poezi mbartin botën shpirtërore të autores Adelina Pollo.


Prej vitesh ,edhe pse larg  vëndlindjes ,kjo poete ,nuk e ka ndërprerë lidhjen me fjalën poetike.Ajo vazhdon të jetojë në SHBA,por duket se një pjesë e shpirtit të saj  ka mbetur gjithmonë  në vëndin ku lindi  dhe u  rrit.Ndër vite ka shkruar  mbi 600 poezi ,një tregues i përkushtimit  dhe e nevojës së saj të vazhdueshme  për të shprehur përmes vargut atë që ndien ,përjeton  dhe ruan në vetvete.Nga kjo krijimtari e gjerë ,96 poezi kanë gjetur  vënd në librin  e saj  me titullin domethënës”Loti në fshehtësi”.Vet titulli  duket sikur fsheh brënda  tij një botë të tërë emocionesh.Është ai loti që nuk shfaqet  gjithmonë në sy ,por që jeton në heshtjen e njeriut ,është malli që   nuk thuhet me zë ,kujtimi që nuk shuhet  dhe dhimbja  që shpesh vetëm poezia  arrin ta përkthejë në fjalë.
Në vargjet e saj ,largësia nuk është vetëm  gjeografike .Ajo është edhe një gjëndje shpirtërore, një dialog i vazhdushëm  mes së shkuarës dhe të tashmes ,mes vëndlindjes ku ka ndërtuar jetën.


Një shpirt  mes dy brigjeve ,por  me zemrën në Shqipëri


Në vargjet e Adelinës gërshetohen ndjenjat  më të bukura  dhe më njerëzore: malli  për mëmëdheun, dashuria për prindërit, familjen dhe jetën.Janë përjetime të një gruaje që,ndonëse prej vitesh   jeton në SHBA ,nuk është shkëputur asnjëherë shpirtërisht  nga Shqipëria.
Ajo ka ndërtuar jetën përtej oqeanit ,por mëndjen  dhe ndjenjat  i ka lënë  të lidhura me vëndin e saj .Në poezinë e Adelinës,Shqipëria  nuk është thjesht  një emër gjeografik ,por një botë e tërë kujtimesh ,njerëzish të dashur,rrënjësh dhe emocionesh.
Vargjet e saj janë si letra të shkruara  në heshtje ,ku fjala bëhet urë  mes largësisë  dhe mallit ,mes jetës  së sotme  dhe kujtimeve  që nuk plaken kurrë.
Ndoshta pikërisht  për këtë arsye  libri titullohet ” Loti në fshehtësi”,sepse jo çdo dhimbje shprehet  me fjalë dhe jo çdo mall  mund të shihet në sy.
Njeriu mund të.emigrojë.,të ndërtojë një jetë në një tjetër kontinent ,por nuk mund të emigrojë  nga kujtesa dhe dashuria për vëndin ku ka rrënjët.
Ajo vijon rrugëtimin e saj letrar,duke  ndarë me lexuesit emocionet,ndjesitë dhe përjetimet  e mbledhura përgjatë  një jete të ndarë  mes vëndlindjes dhe emigrimit.
Çdo poezi duket si një copëz  e shpirtit të saj ,një kujtim i kthyer  në varg,një mall i shndërruar në fjalë.Sepse largësia mund të ndajë njeriun nga vëndi i lindjes ,por nuk mund të shkëpus rrënjët.Adelina Jaupi Pollo, vazhdon të shkruaj ,të ëndërrojë  ⁹e të komunikojë  me lexuesit  përmes poezisë ,duke treguar  se dashuria për atdheun  nuk matet me kilometrat  që na ndajnë  prej tij ,por me vëndin  që ai zë  në zemrën tonë.
Poezia me titull”Malli nuk m’u shua” që hap librin”Loti në fshehtësi” ,po shkëpusim  këto vargje:


Nën tingujt  e pianos që zënë e përhapen,
Në muzikën e shkruar ,vargjet belbëzoj,
Edhe tek një ëndërr e vetme unë kapem,
Në kujtimet e çdo ëndërre  mallin zgjoj.


Këto vargje janë një hyrje domethënëse  për librin ” Loti në fshehtësi” .Që në poezinë e parë  me titull  ” Malli  nuk m’u shua” ,Adelina  na zbulon botën e saj  të brëndëshme ,ku muzika dhe poezia bashkohen  për të sjellë në jetë  mallin e pashuar Nën tingujt e pianos ,autorja duket sikur  gjen gjuhën  e shpirtit të saj.Vargjet që ende belbëzojnë  nuk janë thjesht  fjalë të hedhura   në letër ,por ndjenja që kërkojnë  të marrin formë poetike.Pianua bëhet shoqëruese e heshtur e emocioneve, ndërsa ëndërra shndërrohet në një strehë ku poetja mbështetet  për të kapërcyer largësinë. Veçanërisht domethënës  është vargu:
” Në kujtimet e çdo ëndrre mallin zgjoj”
Këtu kemi  një ndërthurrje të bukur  mes ëndrrës  dhe kujtimeve.
Edhe kur ëndërron ,ajo nuk largohet  nga malli ,përkundrazi,e rikthen atë në jetën e saj shpirtërore.Është malli i një emigranteje  që ka ndërtuar jetën  larg atdheut ,por që nuk e ka shkëputur zemrën nga vëndi  i saj.Kështu, që në faqet e para të librit ,Adelina, na përcjell një mesazh të thjeshtë ,por të fuqishëm:ka malle që nuk i shuan as koha ,as largësia,sepse  ato janë bërë pjesë  e vet qënies sonë.
Te poezia” Vajza me siluetë” autorja shkruan: 


Kur pashë siluetën tënde  nën dritën e hënës,
Fillova të të pikturoj me ngjyrat e zemrës.


Dhe më tej ajo vazhdon:


Ndoshta ti s’e di,s’e di se ç’ndodh,
Kur më shfaqesh në mendime,
Si një hënë e fshehur pas një reje,
Që më lë pa fjalë e më zgjon rrahjet e zemrës sime.


Kjo poezi sjell një tjetër ngjyrim  në botën krijuese  të Adelinës Ndryshe nga malli  për vëndlindjen  dhe kujtimet e emigrantit te ” vajza me siluetë”  shfaqet një ndjenjë më intime ,ku përfytyrimi,bukuria  dhe emocionet ndërthuren ne njera – tjetrën.
“Vajza me siluetë” .Në këto vargje  A.J.Pollo,ndërton një portret  që nuk mbështetet tek tiparet e jashtme  të një figure ,por te përshtypja  që ajo lë  në shpirtin e autores.Silueta ,e shfaqur  nën dritën e hënës ,bëhet një imazh poetik që zgjon fantazinë  dhe ndjenjat.Autorja nuk e pikturon  me ngjyra të zakonshme ,por me ” ngjyrat  e zemrës”, duke i dhënë figurës   një dimension emocional.


“Që më lë pa fjalë e më zgjon rrahjet e zemrës sime”  zbulojnë fuqinë e një imazhi që,edhe pa folur ,arrin të komunikojë thellë me botën e brëndshme  të njeriut.Kjo poezi tregin se autorja  nuk shkruan vetëm  për mallin dhe kujtimet ,por edhe për bukurinë e çastit,për magjinë e përfytyrimet  dhe për ato takime që ndonjëherë ndodhin  vetëm në hapësirën e mendimit.Në  fund,silueta 
nuk mbetet thjeshtë  një figurë  e  parë nën dritën e hënës:ajo shndërrohet  në një tablo  të pikturuar  me emocionet e zemrës.Ndërsa te poezia “Letra e dashurisë”  hapet me vargjet:


Në çdo mbrëmje rri e shkruaj,
Mallin për ty që më mungon,
Mungesën tënde në shpirt e vuaj,
Në çdo gërmë e përjetoj…


Dhe në fund poezia mbyllet:


Nëse ti do ishe yll,
E unë mbetur te një errësirë,
Për çdo natë ti do më vije,
Të ndriçoje çdo hapësirë…


Te poezia” letra e dashurisë” ,Adelina, na çon në një tjetër hapësirë  të ndjenjave  njerëzore: atë të mungesës ,pritjes dhe dashurisë së shprehur përmes fjalës së shkruar .Këtu letra nuk është thjeshtë  një mjet komunikimi ,por bëhet një rrëfim intim, një mënyrë për të përballuar largësinë  dhe për të mbajtur gjallë praninë e njeriut të dashur.
“Letra e dashurisë”.Në vargjet e para ndihet  një vetmi e heshtur,ku mbrëmjet bëhen dëshmitare  të një dialogu   të pambaruar me dikë që mungon.Shkrimi shndërrohet  në një formë çlirimi shpirtëror.Çdo shkronjë  mbart një pjesë të mallit,çdo fjalë bëhet  një përpjekje për të kapërcyer distancën mes dy njerëzve.Por bukuria poetike e kësaj poezie  merr një dimension të veçantë në strofën përmbyllëse.


Nëse ti do ishe yll,
Dhe unë mbetur te një errësirë,
Për çdo natë ti do më vije,
Të ndriçoje çdo hapësirë…


Këtu poetja përdor një simbolikë  të njohur,por gjithmonë emocionuse: yllin si shenjë të dashurisë ,shpresës dhe dritës,ndërsa errësirën si simbol të vetmisë  dhe mungesës.Përballë errësirës ,prania e vetmisë  e njeriut të dashur  merr përmasat e një drite  që ndriçon natën,por edhe hapësirat e brëndëshme  të shpirtit.Është një metaforë  që përcjell dëshirën  për ta pasur gjithmonë  pranë atë që zemra kërkon,edhe kur realiteti e mban larg.
Me këtë poezi autorja tregon se dashuria,  kur nuk mund të shprehet  përmes pranisë ,kërkon strehë te letra ,te fjala dhe vargu.Dhe ndonjëherë  një shkronjë e shkruar  me mall  mund të mbajë më shumë dritë se sa një qiell i tërë me yje.