Ai ju solli ujë ata e vranë-Xhavit Gasa

Xhavit Gasa

AI JU SOLLI UJË ATA E VRANË

Akoma në muret e kullës se HOXHAJVE janë vrimat e plumbave te luftës! Në oborrin e kësaj kulle u derdh dhe gjaku i një djali te ri, te pafajshëm, mbase i vetmi faj ishte se ai solli ujë të freskët nga kroj i Kamecit që partizanët shuan etjen!

Ky ishte Mustafa Hoxha, djali i Fetë Hoxhës, vëllaj i Haxhi Hoxhës!

Mustafaj thoshte nëna ime ishte djalë fantastik shumë i dashur dhe puntor! Sapo kishin pushuar krismat e armëve ne oborr erdhën partizanet dhe filluan te bastisnin kullën e të na kercenonin ne grave dhe fëmijëve ku janë burrat e kësaj kulle!

Në kulmin e kësaj reprezalje erdhi Mustafaj i vetmi burrë megjithse ishte akoma i ri rreth 17-18 vjeç ai erdhi me mushkën të ngarkuar me bulirat me ujë! Partizanët shkarkuan bulirat me uje dhe filluan te pinin ujë, ndersa një grup tjeter morën Mustafain e lidhën me litar këmbë dhe duar dhe filluan ta torturonin duke I bertitur ku shkuan burrat e tjerë! Ai duke renkuar nga goditjen çnjerzore dhe i larë në gjak ju thoshte se nuk dinte asgjë se ai ishte duke mbushur ujë për njerzit e shtëpisë! Nuk mjaftoj me kaq por Mustafain e lanë për orë të tëra të lidhur mbi majat e hujnjve të gardhit deri sa dha shpirt! Kete histori të trishtë e thoshte shpesh here nëna ime, që ishte bijë e derës fisnike të Hoxhajve e cila ka qenë dëshmitare okulare e kësaj ngjarje tragjike!

@Xhavit Gasa