Ajo

Gezim Llojdia

Ajo

Ajo… dhe flokët e lëshuara,
që ngjante me shegën në vjeshtën e bruzdë,
mbi tokë e mbi mure të shpërndara,
te shenja e fustanit me ngjyrë të kuq.

Një shegë e vjeshtës së bruztë, e vërtetë,
-Pse duhet të vish, çfarë kërkon prej meje,
që zë e më pyet kaq bukur e thjeshtë,
kur nata mbulon distancën mes meje dhe teje?

Dhe koha atje te hapi i saj ndalet,
ku heshtja bëhet kështu fjalë e pashkruar,
ku hija e saj nën dritare, ngadalë tretet,
dhe nata merr pamjen e një ylli të shuar.

Një erë e lehtë prekte supet e lodhura,
dhe sytë e saj “dy dritare të mbyllura“,
një erë shiu nga kohët e largëta mbetet,
nga aty,ku zjarri i vjetër kurrë nuk tretet…

Pikture nga Sebastian Grutza,