Anakonda-Valbona Kolaveri

Metastaza ditësh riprodhojnë dhimbje
Asfiksime, shëmbje përdhe
Dalë nga sëmundje kohësh që rrjedhin helmin
Helm anakondash
Që gjahun se tresin nëpër dhëmbë
Por e gëlltisin të gjithin
Si darkën e fundit

Dhe përpijnë me sy çdo pre që udhën ju zë
Dhe pasi ngopen me tradhëti sofrash pa gosti,
Ndezin zjarre të dëfrejnë
E të shqyejnë sytë me dredhi,
Dhe rrëshqasin nën tapetë
Ndërrojnë shtatë fashë lëkurë ,e ndërrojnë stafetë.

Valbona Kolaveri