
LEFTER SHOMO
JANNIS RITSOS-PAQJA( ΕΙΡΗΝΗ
Nga permbedhja” Pagjumësi)
Ëndrra e fëmijës është paqja.
Ëndrra e nënës është paqja
Fjalët e dashurisë poshtë pemëve
janë paqja.
Babai që kthehet fundjavës
me një buzëqeshje të gjërë në sy,
me një kaçile në duart e tij
plot me fruta dhe bulzat e djersës
mbi ballin e tij janë si piklat e
e stomnës në ujin kur ngrin
në dritare, është paqja.
Kur dregëzat prej plagëve
mbyllen në fytyrën e botës,
kur brënda gropave
që gërmuan predhat mbjellim pemë ,
kur në zemrat që dogji zjarri,
lidh gonxhet e saj të para shpresa
dhe të vdekurit mund të kthehen në krahun e tyre pa ankesë
duke ditur se gjaku i derdhur nuk shkoi dëm,
është paqja.
Paqja është era e këndshme
e gjellës së darkës,
atëherë kur ndalesa e automobilit
në rrugë s' është frikë,
kur të trokiturit në derë
do të thotë mik,
Kur hapja e dritares çdo mëngjes
do të thotë qiell ,duke festuar
sytë tanë me këmbanat e largëta
të ngjyrave të tij, është paqja.
Paqe është një gotë qumështi
e ngrohtë dhe një libër
përpara fëmijës që zgjohet,
kur kallëzat duke u epur
ndaj njëra- tjetrës duke thënë:
ja drita, drita ,dhe kur
buza e horizontit përmbytet
nga drita, është paqja.
Atëherë kur burgjet riparohen
për t' u bërë biblioteka,
kur një këngë lartohet
nga pragu në prag natën,
kur hëna pranverore del nga reja
siç del nga rrojtorja e lagjes
punëtori i saporrojtur
gjatë fundjavës, është paqja.
Kur dita e kaluar nuk është
një ditë e humbur ,por është
rrënja që ngre lart gjethet e gëzimit
gjatë natës dhe është një ditë
e fituar dhe një gjumë i ligjshëm,
kur dielli rilind dhe ngutet të lidhë
lidhëzat e tij, të përndjekë
trishtimin nga ankthet e kohës,
është paqja.
Paqe janë mullarët e rrezeve
në fushat gjatë verës
është abetarja e mirësisë
mbi gjunjët e agimit.
Kur thua: motrat e mia, kur themi,
nesër do të ndërtojmë.
Kur ndërtojmë e këndojmë
është paqja.
Paqe janë duart e shtrënguara
të njerëzve, është buka e ngrohtë
mbi tryezën e botës,
është buzëqeshja e nënës.
Asgjë tjetër nuk është paqja.
Edhe parmëndat që çajnë
brazda të thella në mbarë tokën,
vetëm një emër shkruajnë:
Paqe. Asgjë tjetër.Paqe.
Mbi shinat e vargjeve të mi
që përparon drejt së ardhmes,
ngarkuar me grurë e trëndafila,
është paqja.
Vëllezër, brënda paqes merr frymë
lirisht e gjithë bota
me ëndrrat e saj.
Jepni duart o vëllezërit e mi,
kjo është paqja.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 488 j.r.α.