Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Arome toke dhjetori- Dr. Selman Mëziu

Arome toke dhjetori- Dr. Selman Mëziu

                                      Skice

Razë -Veleçik demtuar nga zjarret 2025.

    Muaji dhjetor deshi të belbëzonte dimrin. Mirëpo nuk ndodhi kështu. Kishte vite që inxhinieri ëndërronte. Zemra e tij ishte ndarë në dysh. Gjysma qëndronte këtu në ish dheun etrusk. Tjetra vërdallisesh herë përtej detit. Herë të tjera mbetesh mbi re duke soditur poshtë. Ndërsa pena bënte punën e vet kur ulesh pranë tavolinës. Mbi letrën e bardhe diç shkërliste. Në ngjyrat e ylberit më admiruesen kishte të gjelbërtën. Ishte ushqyer në jete, nga kopshti, ara, natyra, por edhe nga shkollat, librat. Dhjetori kishte veçoritë e veta.

      Kur natën flinte ëndërronte, gjethe drurësh, lulesh e frutash shkurresh. E pastaj bënte gjumin e thellë mbi lëgushën e ahut. Sapo zgjohesh përgjumshi, i loznin para syve, kona drurësh të gjelbërt sikur shponin qiellin me degëzat si brirë dreri. Ato puhiza e mëngjezit i ledhatonte. Jo, dhe i jepte vetes, çohesh, vishesh, nisesh për punë.  Atje veç mbillte. Fidana shkurresh, druresh të njomë, të brishtë, të bukur. Me gjethe, pa gjethe, me lule pa ato i kalone nëpër duar e shqisa. Veçse me kohën filloi të dashurohesh ndaj ju përkdhelte rranjët e kunorat. Madje kërkonte të përpinte gjithëçka nga teknika e arti i lulishtarit. Brenda tij diçka tjetër po formohesh. Gardhi me hidet ermira i kujtoheshin.

     Mirëpo stinët i mikelonin mendimet. Natyra ia parfumonte ato. Brenda tij bluante çuditë e natyrës dhe artin që arkitektia i gjelbërt krijonte. Diku larg tij qielli i mbushur me re veç vetëtonte. Lubia e flakëve digjte, hijëzonte miliona qenje biologjike. Njerëzit atje ngjanin me statuja të ngrime. Disa edhe digjeshin, përcëlloheshin. Të tjerëve u plaste zemra e u shungullonte kryet. Kurse politikanët, qurraviteshin në gropat e kullave e kamaret e parave.

      Natyra po shfrynte urrejtjen kundër malsorit, fshatarit. Edhe tokës dikur pjellore e të veshur po i dukeshin brinjët. Ajo kishte humbur aromën e saj. Burimet që ushqenin përrenjt po thaheshin. Shirat e rrëmbyeshem po mbytnin fshatra e foshnjat notonin mbi ujë. U zgjua dikush që të ndiçte traditën. Sëpaku dhjetorin t’a nderonin si dikur. Të mbillnin.  Edhe me farë edhe me fidana. Si i thonë me mace e me mi, të gjithë mbillnin. Edhe inxhinieri me ato kërkonte t’i shëronte tokës plagët. Vera vinte e thatë. Dielli piçte si saç. Harrohesh se ato duheshin ujitur. Harrohesh se duhesh kujdesje sikur rrit fëmijët. Natyrisht ato vdisnin. Marrzitë nuk kishin fund. Fidanave, pyllit përqark ju vihesh zjarri.  Arsyeja e krimit. Për të mbuluar me hirin e gjallesave vjedhjet.  Inxhinieri villte zemratën duke përplasur kamët në tokë.

     Ai me pezmatimin në shpirt kthehesh në atdheun e dytë dhe qante. Lotët sikur i largonin dhimbjen e trupit. Inxhinieri deri natën vonë  shkruante për marrëzitë e atjeshme. Ditën mbillte lule,  krasiste, ujiste. Shpirti i ngrohesh, idhnimi i largohesh. Kopshtijet me lule e gjelbërim ishin mrekulli. Ai sikur e ripërtrihesh shpirtërisht. Në fytyrë i çelnin sythe gëzimi. Por nuk kalonte shumë kohe dhe…

    Vitet mbivendoseshin si tullat mbi mur. Dhe ja vjen një ditë dhe del në pension. Mirëpo i hanin duart. Lufta midis dy realiteteve e kishte thyer moralisht.  Ndonëse jo nga ideja e pigmentit të gjelbërt. Ai mërmëriste me vete për,  drurët, shkurret, lulet. Ato janë, kultivues oksigjeni, përdorues të oksidit karboinik, janë ushqim, janë shëndet, janë… Mori vendimin një ditë pranvere.

         Zogjte fluturonin e këndonin. Gardhi i kopshtit ku ishin lojrat e  fëmijeve vajtonte. Ai ishte braktisur prej kohësh. Inxhinieri filloi krasitjen. Ai e solli në formë paralepipedi. Atij i ndërroi faqja.  Fatkeqësisht ai plagët i kishte të shumta. Fëmijët me zërat e tyre shtonin gëzimin e lumturinë e ditëve, muajve. Inxhinieri ngazëllehesh e në buzë i buiste buzëqeshja.

    Dhejtori si traditë mbjelljesh kishte humbur atje përtej detit. Pyllarëve mbetur në jetimore u ishin mpiksur mendimet. Qelizat me klorofil ishin svenitur kudo. Natyra nga nuse, hyjneshë, bamirëse ishte zemëruar. Biles shëndrruar në mushkë xanxare. Inxhinierit të syrgjinosur i ishin zhubrosur mendimet. Duhesh paksa guxim të dilte nga kllapia. Duhesh një shkëndijë jete të gjelbërtish të ndizte llampat e shpresës. Së paku si xixëllonjat buzë mbrëmjeve në pranverë që ndiqen nga fëmijët. Mendoi ai që do e ndiçnin.  Shpresa vdes e fundit thoshte ai me vete. Unë dua t’i zgjoi nga këtu ato pas dallgeve të detit e brigjeve të kafshuara.

                Bryma zbardhte mëngjezeve, barin dhe gardhin prej ligustre fletë vogël. Gjethet kërcisnin paksa nën këpucët e punës. Me belin maje hollë filloi punën. Edhe se toka ishte me guriçka, e fortë, ai hapte gropa e kanale. Ishte puna e parë e mbjelljes. Rrobat e brendshme i qulloseshin nga djersa. Çdo ditë punonte nga një orë. Trupi sikur i shkriftohej. Dikush çuditesh për këtë punë vullnetare. Inxhinieri punonte edhe kur femijët loznin në lojrat e tyre.

     Shiu nga një herë binte me ditë të tana. E gropat e kanalet mbusheshin me uji. Ai i gëzohesh kësej dukurie me domethënje teknike. Një ditë prej ditësh mbaroi kjo punë e lodhshme. Fidanat e vegjël vendosi t’i shkulte në brezaret e pyllit pranë. Fatkeqësisht uji për ujitje nuk kishte verës. Natyrisht inxhinieri duhesh t’i vinte në kandar të gjitha. Një pas dite me diell, filloi të shkul fidana me bukë dheu. Teknika e mësonte kështu.  Ato i trasportonte me një arkë prej shkume deti. Kuptohet ishte punë e lodhshme.

      Inxhinieri punonte pak kohë e pothuajse përditë. Fidanave ju zvogëlonte krurorat. Veprim ky me randësi  fiziologjik. Ato nuk i shkulte të gjitha. Ai  zgjidhte ma të shëndetshmit. Kuptohet përdorte dorashkat, gërshanën, lopatën e vockël të lulishtarit. Këto ishin mjete të përdorura për gadi tridhjetë vjetë.

             Ditët e muajit dhjetor vraponin. Ishte i njëjti ritëm sikur dhjetorët në atdheun e tij. Kur inxhinieri mbillte fidana pishash, akacjesh etj. Kujtimet i zgjonin energjitë, shpresat, besimin. E pastaj pyeste veten: Po sikur t’i mbillja në vendin tim të lindjes, diku në shpatet e djegura apo të kafshuara?   Fatkeqësisht atje muji i pyjeve ishte harruar. Pigmenti i gjelbert duhesh mbjellur serishmi në shpirtrat e ndërgjegjen e njerëzve. Unë atë dua të bëj, nga këtu, mërmëriste me vete ai.  Instiktivisht tundte kokën.

      Ndërkohë i kujtoheshin dobitë e shkurrreve, drurëve, bimëve barishtore. Disa prej tyre i përsëriste shpesh. Ato sikur e lehtësonin fizikisht. Fatmirësisht edhe e qetësonin nga mendimet e hallakatura. Inxhinieri mezi i dukesh lëvizja e buzëve: Gjelbërimi i gjetheve të kurorave në pylli të qetson. Frutat i hanë shpendët e ruajn llojin. Hijezojn ‘’fëmijët,, e tyre nga dielli përvëlues, ndersa njeriun puhiza e erës e freskon. Ato bëhen barrier erërash në të mbjellat  me kulturat bujqësore. Në pyll të zgjerohen mushkëritë nga oksigjeni i pastër. Të ngjallin emocione bukuria e madhështia e peisazheve natyrore. Faqet i prushiteshin e syte i lengëzoheshin nga këto mendime.

           Kaq shumë janë dobitë, mendonte inxhinieri ndërsa po mbaronte mbjellja. Numuri kishte arritur në dyqind e tre fidana. Në foletë e reja të vegjlit do të ushqeheshin. Ato do të formonin gardhin me lule, gjethe e fruta ngjyrë shumta. Femijet kureshtar do të kënaqeshin duke i shikuar. Pastaj do të gëzoheshin e frymëzoheshin duke bërë edhe piktura. Po në shqipëri kur do t’u mbushet rradakja për të mbjellur kështu, sëpaku në ditët e dhjetorit?

    30.12.2025